LAJMI I FUNDIT:

Dick Marty po kërcënohet nga serbët, Pacolli: Është koha që ai të tregojë si e krijoi narrativen që e çoi Thaçin në burg

Dick Marty po kërcënohet nga serbët, Pacolli: Është koha që ai të tregojë si e krijoi narrativen që e çoi Thaçin në burg

Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty është raportuar nga mediat zvicerane se po kërcënohet me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe,

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.


Për një gjë të tillë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"
Lexo po ashtu Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"

Pacolli është shprehur se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është koha e duhur që ai të tregojë si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve.

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativen e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Pacolli.

Ky narracion i Martyt është shtylla kryesore e Gjykatës Speciale në Hagë ku tash ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori