LAJMI I FUNDIT:

Dibra me më shumë të sëmurë nga gripi sezonal

Dibra me më shumë të sëmurë nga gripi sezonal

Gjatë javës që kaloi numri më i madh i rasteve me të prekur nga gripi janë paraqitur në Qendrën për Shëndet Publik Shkup (286), ndërsa Dibra për kokë banori është komuna me më së shumti raste të regjistruara nga gripi sezonal me (l=428.8/100.000 banorë) me 119 raste.

Kur bëhet fjalë për Dibrën, më saktë komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupë, që i përfshin Njësia për Shëndet Publik Dibër, sipas epidemiologut Mentor Mela, gjatë pesë javëve të fundit që nga shfaqja e gripit janë regjistruar 430 raste, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Numri më i madh kanë qenë persona prej 15 deri 64 vjet, ndërsa numri më i vogël i pacientëve ka qenë prej 5 deri 15 vjet.

Megjithatë, më se e sigurt është se numri i të sëmurëve është më i madh se një pjesë bukur e mirë nuk paraqiten te mjeku por mjekohen në kushte shtëpiake.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të prekurve nga gripi sezonal është në nivel të njëjtë, ndërsa në vitin 2018 ka qenë më i lartë apo 600 raste./Telegrafi/