Dibra në protestë: Stop ndërtimit të hidrocentralit

Në protestën e organizuar me moton “Stop grabitjes së ujit të lumit Radika”, në organizim të shoqatës qytetare “Një dollar për Dibrën” dhe nga shoqata tjera, u kërkua ndalimi i këtij projekti.
Protesta e banorëve dhe e disa shoqatave joqeveritare ishte një mesazh drejtuar qeverive të tre vendeve, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ata apelojnë për të ndaluar devijimin e ujërave të Radikës në një ujëmbledhës që derdhet në lumin Vardar e më tutje në Egje dhe jo më në Adriatik.
Kjo parashikon që edhe kaskada e Drinit me hidrocentralet e saj do të kenë më pak prurje. Për banoret e Dibrës dhe kreun e komunës, Ruzhdi Latën, ky projekt shkatërron florën dhe faunën e pasur të kësaj zone. /INA/
Nga
Telegrafi
30/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































