Ylli i filmit “The Mask”, që aktualisht është ‘single’, insiston se është shumë e zënë me punë dhe e fokusuar në karrierë, ndërsa nuk i intereson krijimi i familjes.

“E dini si janë ato momentet e pakënaqësisë me veten, ‘Çfarë do të ta bënte jetën më të mirë’, mirë, mua më duhet të shkoj, ‘Aha, kjo është: një fëmijë!’.Nuk them se nuk i dua ata, por tani për tani shoh se si prindërit hutohen kur janë larg fëmijëve të tyre dhe sa të fajshëm ndihen ata, dhe unë nuk e dua këtë. Nuk dua të ndihem kinse më mungon dikush, nuk dua të ndërpres xhirimet e filmit në gjysmë”, tha Diaz për revistën Vogue, duke shtuar se ajo u përkushtohet gjërave një nga një në mënyre maksimale. /Telegrafi/