LAJMI I FUNDIT:

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Bashkatdhetarët të cilët janë regjistruar për votim për Zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës tashmë kanë nisur votimin nëpër ambasada në vende të ndryshme të botës.

Qendra e parë e cila është hapur për votim është ajo në Turqi dhe ajo e fundit që do të mbyllet, më e vonshmja do të jetë në Amerikë dhe Kanada, transmeton Telegrafi.

Votimi ka nisur nga ora 07:00 dhe do të mund të votohet deri në ora 19:00.


Pamje nga votimi që po bëhet në Zvicër ka publikuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Cyrih. Ora 08:04, temperatura -1 gradë. Ju dua shumë, aq sa nuk po di ta përshkruaj me fjalë”, ka shkruar ministrja.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se paraqitja e dokumentit të identifikimit me afat është i domosdoshëm për të realizuar të drejtën e votës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën, më 9 shkurt./Telegrafi/