LAJMI I FUNDIT:

“Diaspora Meeting” është shfaqja me super-vetura luksoze që zhvillohet të shtunën

“Diaspora Meeting” është shfaqja me super-vetura luksoze që zhvillohet të shtunën

Të shtunën me 27 korrik, dashamirësit e veturave kanë mundësi të shohin në Sallën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës, një shfaqje mbresëlënëse me super-vetura luksoze.

‘Marakli t’Kerreve’ janë organizatorët e “Disapora Meeting” që përfshinë disa prej modele të fundit të makinave që janë në treg, transmeton Telegrafi.


Duke filluar nga ora 17:00, të pranishmit kanë mundësi t’i shohin këto makina në lëvizje, si dhe duke kryer manovra të ndryshme si xhiro të shpejta dhe burnouts.

Këto makina, disa prej të cilave vijnë edhe nga rajoni, do të jenë edhe të parkuara, duke iu ofruar mundësinë edhe të shihen nga afër, apo të fotografohen me to. Si pjesë e organizimit do të ketë edhe ushqim dhe pije,derisa pritet që të ketë edhe befasi tjera nga organizatorët.

Organizimi fundit i bërë nga llogaria e popullarizuar në Facebook ‘Marakli t’Kerreve’ ka qenë takimi me ‘One Life Rally’ ku janë parë disa prej veturave më të mira. /Telegrafi/