Diasporës duhet t’i rezervohen ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të mirë politik për qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit. Kjo për faktin se diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën e fundit të Kosovës, por vazhdon ta ndihmojë vendin financiarisht edhe pas pavarësisë nëpërmjet dërgimit të remitancave.
Faton Topalli, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje” i cili ka edhe shtetësi zvicerane, mendon se mërgimtarët janë të përjashtuar nga politika kosovare.
“Qeveria e Kosovës i trajton mërgimtarët shqiptarë si njerkë. Ajo ua ka njohur të drejtën e votës në letër, por praktikisht, për shkak të procedurave të komplikuara të votimit, i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në proceset politike. Për ta thuhen fjalë të mira, por bëhen zakonisht punë të këqija”, ka thënë Topalli.
Ai thotë se diaspora ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
“Shqiptarët e diasporës në kuptimin politik ishin faktorë i rëndësishëm para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ata organizuam qindra demonstrata në vende të ndryshme të botës kundër dhunës së pushtetit serb në Kosovë”, ka shtuar më tutje ai.
Ndryshe Topalli tregon se shumë shqiptarë të diasporës ishin edhe ambasadorë pa portofol në shtete të ndryshme të botës.
Sipas tij, institucionet e vendit në marrëdhënie me vendet e tjera asnjëherë nuk e marrin parasysh mendimin e shqiptarëve të diasporës.
Topalli thotë se kontributi i mërgimtarëve në Kosovë arrin shifra mjaft të mëdha.
“Kontributi i mërgatës është shumë i madh. Ajo është faktor i rëndësishëm i paqes sociale në Kosovë. Në vitin 2015 mërgata ka sjellë 780 milionë euro në Kosovë. Kjo shumë është dyfish më e madhe se të gjitha mjetet që ndahen nga buxheti i Kosovës për pensione, ndihma sociale, rroga e kështu me radhë”, ka përfunduar ai.
Mjeku kosovar i cili jeton në Suedi, Rushit Arifi, ka thënë për gazetën “Zëri” se roli i shqiptarëve të diasporës në zhvillimet shoqërore në vend është shumë i vogël.
“Personalisht mendoj se roli i shqiptarëve nga diaspora në zhvillimet shoqërore në Kosovë është tejet i vogël, natyrisht përpos në zhvillimin ekonomik dhe financiar ku remitancat e mërgimtarëve janë pothuajse jetike për zhvillim ekonomik, nëse quhet zhvillim ky”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga eksperienca e shqiptarëve të diasporës.
“Qeveria e Kosovës ka krijuar një ministri të posaçme, e cila merret me punën e diasporës. Besoj që qëllimi për formimin e kësaj ministrie ka qenë i mirë, por nuk jam i bindur që kanë bërë mjaft”, ka thënë ai.
Më tej Arifi vlerëson se Kosova duhet ta shfrytëzojë kapacitetin “trunor” që gjendet jashtë saj.
“Besoj që fuqia më e madhe konstruktive për vendin është me ‘trurin’ që gjendet jashtë. Është fjala për gjeneratën e dytë apo për ata që kanë dalë si fëmijë në diasporë. Në mesin e tyre ka mjaft ‘fëmijë’, të cilët sot janë të sistemuar, të integruar nëpër institucione, fabrika dhe shkolla të ndryshme të Evropës”, ka thënë ai.
Kryetari i njërës prej degëve të partisë liberale, FDP-së në Cyrih të Zvicrës, Përparim Avdili, vlerëson se përveç Ministrisë së Diasporës shqiptarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës duhen përfaqësuar edhe me ulëse të rezervuara në Kuvend.
“Diaspora gëzon sot Ministrinë e Diasporës në Qeverinë e Kosovës. Hapi i radhës pa dyshim që duhet të jetë edhe përfaqësimi i diasporës në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, pra me ulëse të rezervuara vetëm për diasporën”, ka thënë ai.
Sipas Avdilit, kjo do t’i nxisë më shumë interesimin e gjeneratave të reja për përfshirje në politikëbërje vendore.
Ndryshe, ai e vlerëson mjaft lart punën e ambasadave në Evropë e më gjerë.
“Pastaj ambasadat dhe konsullatat përkatëse në vendet e botës gjithashtu kanë kontakte të rregullta me komunitetin shqiptar aty, si dhe zyrat e ndryshme si ajo e Qendrës Kulturore në Zvicër. Kjo zyrë po bën një punë të palodhshme në Cyrih të Zvicrës, duke kultivuar kulturën kombëtare bashkë me mërgimtarët, por edhe duke përfshirë ata në procese të ndryshme që i përket atij komuniteti”, ka shtuar Avdili, duke potencuar se ky shembull vjen nga angazhimi individual e jo i nxitur nga qeveria vendore.
Më tej ai ka treguar se shuma e parave që vjen në Kosovë nga diaspora do të kishte më shumë vlerë nëse për të bëhet një koncept shfrytëzimi.
“Shuma e parave që vite për vite transferohet nga diaspora në Kosovë do të kishte efekt më të madh për ekonominë shoqërore nëse ka koncept edhe për të. Nganjëherë përshtypja e efektit të mundshëm nga diaspora nuk vlerësohet si duhet, por është gabim i madh nëse një gjë e tillë s’merret parasysh”, ka thënë ai.
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, tregon se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të gatshëm për investime në vendin amë.
“Diaspora shqiptare që jeton në Kroaci është e gatshme të investojë dhe të sjellë investitorë dhe punon në atë drejtim, mirëpo këtu janë shqetësimet e gjendjes politike dhe kjo është arsye pse nuk investohet më shumë”, ka thënë ajo.
Më tej ajo thotë se gëzon përkrahjen e drejtuesve kosovarë çdoherë kur ka nevojë.
Sipas saj, situata e sigurisë në Ballkan është mjaft në rrezik.
“Personalisht sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Serbi është në rrezik eskalimi i situatës së sigurisë dhe mendoj që këto dy vjetët e fundit në Evropë ka filluar prapë të dominojë e djathta, nacionalizmi është në rritje e sipër”, ka përfunduar ajo./Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!