LAJMI I FUNDIT:

“Diaspora Economic Forum”, ICK njofton se takimi informues do të mbahet më 26 shkurt

“Diaspora Economic Forum”, ICK njofton se takimi informues do të mbahet më 26 shkurt

Innovation Centre Kosovo (ICK), ka njoftuar se edicioni i parë i Diaspora Economic Forum, do të mbahet në prill të vitit 2026, në qytetin Bern të Zvicrës. 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ngjarja dy-ditore, pritet të sjellë bashkë komunitetin e biznesit nga kudo që ka shqiptarë në botë.

“Për të mësuar më shumë rreth nismës dhe mundësive për bashkëpunim e mbështetje, ju ftojmë në takimin informues në Prishtinë (ICK), më 26 Shkurt, nga ora 17:30”, thuhet në njoftimin e ICKS-së.


Regjistrimin mund ta bëni duke klikuar këtu./Telegrafi/