LAJMI I FUNDIT:

Diamanti Williamson Pink Star shitet për 58 milionë dollarë

Diamanti Williamson Pink Star shitet për 58 milionë dollarë

Diamanti ngjyrë rozë i njohur si Williamson Pink Star është shitur përmes shtëpisë së ankandeve Sotheby’s për shumën shumë më të madhe sesa që ishte paraparë.

Para mbajtjes së ankandit ishte vlerësuar se diamanti do të arrijë çmimin prej 21 milionë dollarë, por pronari i ri për diamantin 11,15 pagoi 58 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


“Diamantet rozë në çfarëdo madhësie janë shumë të rrallë. Për shkak të kërkesave dhe disponueshmërisë së vogël, çmimi i diamanteve të mëdha nën 5 karatë janë rritur dukshëm në dhjetë vitet e fundit”, ka bërë të ditur një zyrtar nga shtëpia e ankandeve.

Ky diamant mori emrin nga dy diamantet që janë shitur më herët, e ata janë CTF Pink Star që u shit në vitin 2017 për 71.2 milionë dollarë, e Williamson nga ai që dekoron kurorën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Williamson Pink Star është prerë nga diamanti i papërpunuar prej 32 karatëve, që u gjet në minierën Williamson në Tanzani.

Është unik sipas madhësisë dhe ngjyrës, por shquhet për pastërtinë dhe shkëlqimin. /Telegrafi/