Një delegacion me përbërje të madhe i Kosovës merr pjesë në takimin e datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Delegacioni i Kosovës që kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ndodhet në Uashington me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, takim ky i organizuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe i ngarkuari special i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në takimin në Shtëpinë e Bardhë diskutohet për çështjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa çështjet politike thuhet, se diskutohen në Bruksel. Sipas kryeministrit Hoti, pala kosovare është e përgatitur për këtë takim që e cilëson të një rëndësie të lartë shtetërore. Çfarëdo që të jetë agjenda e bisedave brenda Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Hoti, thotë se “njohja reciproke Kosovë-Serbi, është qëllimi i vetëm i Kosovës në kuadër të dialogut”.
Dialog që çon në njohje reciproke
“Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik”, ka shkruar ditë më parë në profilin e tij kryeministri Hoti.
Sipas Hotit, “nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit”, ai nuk do hezitojë të dialogojë me Serbinë dhe fton edhe opozitën që të jetë pjesë e procesit. “Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, shkruan Hoti.
Opozita kundër pjesëmarrjes në delegacion
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dhe lëvizja Vetëvendosja, nuk kanë pranuar t’i bashkohen delegacionit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja e kryesuar nga Albin Kurti, si partia më e madhe opozitare refuzoi pjesëmarrjen në këtë delegacion, duke thënë se këto bisedime nuk mund të udhëhiqen nga një qeveri siç e quajnë “jolegjitime dhe jolegale”. “Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme, kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti kundër Grenell
Angazhimi i ambasadorit amerikan Richard Grenell në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili vazhdimisht ka kërkuar që Kosova ta heqë reciprocitetin me Serbinë dhe të rifillojë dialogu, nuk i ka pëlqyer dhe vazhdon të mos i pëlqejë liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurtit. Në një postim të mëhershëm në profilin e tij, Kurti bëri thirrje që njëzëri të kundërshtohet Richard Grenell. “Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, shkroi Kurti.
Shpresat tek SHBA
Angazhimi amerikan në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sipas analistëve kosovare është jetik për vendin, për faktin që sipas tyre, dialogu i Brukselit tash edhe 10 vjet nuk ka prodhuar shumë rezultate. Prandaj, në këtë kuadër analisti Blerim Burjani, i tha DW-së, se shpresa e vetme mbetet SHBA. “Shpresa e vetme mbetet SHBA për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë dhe pengesës së Kosovës që të jetë pjesë e OKB-së, NATO-s dhe integrimit të BE. Pra kosovarët duan SHBA si ndërmjetësues të fortë dhe të qëndrueshëm sepse, SHBA di të përdorë diplomacinë edhe me sanksione dhe amerikanët nuk lejojnë zvarritje të përjetshme të dialogut pa zgjidhje përfundimtare”, thotë Burjani.
Sipas analistit Burjani, SHBA mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë, por, problemi kryesor janë njohja së pari e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa, të tjerat janë procese teknike. “Kosovarët besojnë fuqishëm në SHBA dhe kjo është e sinqertë për të gjithë kosovarët, sepse ata e dinë se pa SHBA s’ka asgjë që e ndal Serbinë, pra Kosova beson në diplomacinë e SHBA dhe qëndrueshmërinë e zgjidhjes së problemit. Gjasat teorike janë që në shtator të ketë marrëveshje, ndërsa, de fakto gjasat më të mëdha mund të jenë që deri në fund të vitit 2020 të ketë marrëveshje të plotë” thotë Blerim Burjani.
Serbia nuk përjashton surprizat
Nga ana tjetër, pala serbe shkon në Uashington e përgatitur për një seri temash, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e ndonjë “surprize”, në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur Marko Gjuriq, koordinator i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd. “Ekipi negociues i Serbisë shkon në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë. Delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen e Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington”, citojnë mediet në Serbi, Marko Gjuriqin.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej fillimisht për 27 qershor, por, ky takim u anulua për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që të dy të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Tash delegacionit të Kosovës për takimin Kosovë-Serbi, të datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë i prin kryeministri Avdullah Hoti. “Ekipi që udhëton në Uashington përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar politik i kryeministrit Hoti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë
Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët