Ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch thotë se Ballkani nuk është më fokusi i politikës së jashtme amerikane, por janë Kina dhe Rusia.
Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Petrisch pret një dinamikë të re dhe shpreson shumë në përvojën e ambasadorit Christopher Hill dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të presidentit Biden që do të merret me Ballkanin. Ai ka thënë se beson se në gjysmën e dytë të vitit 2022 do të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi.
KP: Z. Ambasador, vitin e kaluar u shënuan përpjekje të mëdha të Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në fakt takimet e liderëve të dy vendeve nuk sollën asnjë rezultat. Nga këndvështrimi juaj, si një diplomat me përvojë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte problemi?
PETRITSCH: Viti 2021 ishte një kohë e shumë ndryshimeve politike – si në rajon ashtu edhe në botë – të cilat e bënë të vështirë zhbllokimin e përpjekjeve ndërmjetësuese të bllokuara të Bashkimit Evropian. Jo më pak ndryshimi i qeverisë në Prishtinë, ku ndodhi një largim historik nga qeverisja 20-vjeçare e dominuar nga UÇK-ja. Kjo ndërprerje në politikën e Kosovës, kontribuoi në përparimin e pakët në dialogun Prishtinë-Beograd. Por ishte e rëndësishme që takimet e nivelit të lartë nuk ndodhën fare. Ata duhet të njihen me njëri-tjetrin.
U desh gjithashtu kohë para se Vuçiq dhe Thaçi të bisedonin me njëri-tjetrin. Më kujtohet kur i propozova Presidentit Federal austriak z. Alexander Van der Bellen që t’i ftojë të dy në takimin vjetor në fshatin Tyrolean të Alpbach, ishte një komunikim i hapur dhe serioz mes dy liderëve. Tashmë që kryeministri Kurti po udhëheq qeverinë, padyshim që ka gatishmëri për vazhdimin e dialogut. Do të shohim se cila do të jetë strategjia e z. Kurtit. Megjithatë, në Serbi do mbahen zgjedhje në fillim të prillit dhe kjo do të thotë një shtyrje tjetër e nevojshme derisa të zgjidhet presidenti dhe të formohet qeveria në Beograd.
KP: A mendoni se strategjia e Perëndimit për dialogun duhet të ndryshojë?
PETRITSCH: Gjithmonë ekziston nevoja për të përshtatur procesin me rrethanat e reja. Por në thelb dialogu duhet të vazhdojë. Unë besoj se mbështetja e SHBA-së do të jetë më shumë në përputhje me BE-në tani, sesa ishte gjatë Presidentit Trump.
KP: Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, paralajmëron sanksione të reja për politikanët që në një farë mënyre minojnë dialogun Kosovë-Serbi. A mund të ndryshojë kjo dinamikën e dialogut dhe qëndrimet aktuale të palëve?
PETRITSCH: Në bisedimet e mia të fundit në Uashington u largova me përshtypjen se administrata Biden është e etur për të përdorur sanksionet si një instrument politikash në rajonet ku nuk sheh shumë përparim. Ky është rasti me anëtarin e Presidencës serbo-boshnjake, z. Milorad Dodik, të cilit – pas vitit 2017 – iu vunë sërish sanksione, gjithashtu edhe këshilltarit të tij ligjor, dhe një stacioni televiziv të afërt me z. Dodik.
Se a do të pasojnë më shumë sanksione dhe nëse ato do të ndikojnë gjithashtu në Dialogun Prishtinë-Beograd – nuk e di. Do të varet shumë nga BE-ja e cila është më e përmbajtur kur bëhet fjalë për masa të tilla të ashpra. Shpresoj se në dalog do të mbizotërojë përgjegjësia politike dhe gatishmëria për kompromis.
KP: Presidenti Biden ka emëruar diplomatët më eminentë amerikanë për t’u marrë me Ballkanin. Kam përshtypjen se ju i njihni të gjithë sepse janë diplomatë të cilët kanë qenë shumë të angazhuar në çështjen e Kosovës në kohën kur ju ishit i dërguar i posaçëm i BE-së për Kosovën. A prisni angazhim më të fortë amerikan në Ballkan këtë vit?
PETRITSCH: Po, është mjaft interesante të shohësh kaq shumë miq të vjetër amerikanë që kthehen në Ballkan. Kam pasur një bisedë të gjatë me mikun tim të dashur Chris Hill në Uashington, në dhjetor, dhe kemi shkëmbyer mendimet tona për situatën aktuale, rreth 20 vjet pasi ishim përfshirë në mënyrë aktive në konflikt. Unë besoj se emërimi i Hill-it si i dërguar i Uashingtonit në Beograd është një sinjal i qartë nga Presidenti Biden se ai dëshiron të shohë rezultate pozitive në rajon. Ballkani nuk është më fokusi i politikës së jashtme të Amerikës. Është Kina dhe Rusia. Kriza e Ukrainës është sfidë e menjëhershme për Biden-in dhe Evropën. Aty sfidohet përvoja dhe vendosmëria e tij.
Prandaj do të varet shumë nga vullneti i Beogradit dhe Prishtinës për t’u riangazhuar seriozisht në kërkimin e një zgjidhjeje. Ambasadori Hill me siguri do ta përdorë mirë përvojën e tij të madhe të cilën e ka fituar në pika konflikti shumë më të vështira si Koreja dhe Iraku. Pritet një moment i ri në procesin e Dialogut.
KP: Ju keni përvojë të konsiderueshme në zgjidhjen e krizave në Ballkan dhe nga kjo perspektivë më intereson mendimi juaj për nismën e Ballkanit të Hapur. Po ju pyes hipotetikisht, – me këtë iniciativë si do të duket Ballkani në vitin 2025?
PETRITSCH: Nuk është hera e parë që propozohet një tregti e lirë rajonale. Këtë herë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Jam i vetëdijshëm se ekziston modeli i Procesit të Berlinit dhe kryeministri Kurti ka edhe një propozim. Meqë ra fjala, Brukseli ka propozuar një ide të ngjashme, të quajtur Tregu i Përbashkët Rajonal.
Por, me sa mund të shoh, nuk ka shumë ndryshim nga nisma e Ballkanit të Hapur. Megjithatë, unë shoh çështjen e atyre që janë skeptikë se nisma Beograd-Shkup-Tiranë do të ishte diskriminuese ndaj ekonomive kombëtare më të vogla. Këto shqetësime mund të eliminohen lehtësisht, jam i bindur, në bazë të përfshirjes dhe barazisë.
Cilido qoftë rezultati përfundimtar – dhe unë nxis vendime të shpejta – një hapësirë e hapur tregtare dhe ekonomike me një lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve përtej kufijve do të ishte fitimprurëse për rajonin dhe do të shërbente si një lloj terreni i trajnimit për anëtarësimin eventual në BE.
Në këtë mënyrë viti 2025 – që është vetëm tre vjet larg – mund të shohë një dinamikë të përtërirë në zhvillimin rajonal. Dhe ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët.
KP: Në fund të verës së kaluar keni pasur një takim me kryeministrin Kurti, nëse mund të ndani me ne përvojën tuaj në takimin me z. Kurti lidhur me qëndrimin e tij në lidhje me Dialogun dhe “Ballkanin e Hapur”?
PETRITSCH: Nuk ka qenë takimi im i parë me z. Kurtin, të cilin e kam njohur që nga ditët e mia si i dërguar special i BE-së. Kam qenë gjithashtu aktiv për lirimin e tij nga burgu i Millosheviqit. Këtë herë kemi pasur një shkëmbim të mirë mendimesh. Kryeministri është plotësisht në rrjedha me zhvillimet ndërkombëtare që është parakusht i domosdoshëm për një kryetar të suksesshëm të Qeverisë. Ne trajtuam gjendjen e punëve në procesin e dialogut dhe folëm për situatën politike në përgjithësi. Kryeministri shtjelloi prioritetet e tij, duke përfshirë punësimin për të rinjtë dhe luftën kundër korrupsionit. Arrita ta informoja për situatën mjaft të trazuar politike në Austri, e cila ndonjëherë më kujton Ballkanin. Theksova faktin se një qeverisje e mirë është ajo që shtrin dorën tek pakicat dhe përpiqet të jetë gjithëpërfshirëse.
KP: A prisni që gjatë këtij viti të ketë ndonjë progres në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?
PETRITSCH: Po, besoj se në gjysmën e dytë të vitit 2022 do të shohim progres. Por që kjo të jetë e vërtetë, pres nga të gjitha palët një përpjekje serioze për të trajtuar me të vërtetë shumë çështje ende të pazgjidhura. Qëndrimi im është se zbatimi i Asociacionit për të cilin është rënë dakord do të konsiderohet si një përparim nga komuniteti ndërkombëtar.
KP: Pas katër javësh Kosova shënon 14 vjetorin e pavarësisë së saj. Ju lutemi na tregoni: cilat janë përshtypjet tuaja nga ky rrugëtim i Kosovës?
PETRITSCH: Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. Ka kaluar një rrugë të vështirë dhe nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë janë bërë gabime, por në përgjithësi besoj se me përfundimin e suksesshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kosova do të hyjë në një fazë të re dhe vendimtare në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës