LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit
Newly appointed EU Special Representative to Bosnia and Herzegovina, Danish diplomat, Peter Sorensen, speaks during a press conference after presenting his accreditation letters in Sarajevo, on September 9, 2011. AFP PHOTO ELVIS BARUKCIC (Photo by ELVIS BARUKCIC / AFP)

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të arrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Gjatë qëndrimit të tij, Sorensen pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit, presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me presidenten Osmani është parapri të nis në orën 09:45, ndërkaq ai me kryeministrin Kurti në orën 10:30.


Pas takimi Kurtin, Sorensen do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Vizita e Sorensenit vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën dhe për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, ku në fokus të diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, sfidat e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani dhe perspektiva e integrimeve evropiane për Kosovën.

Emisari Sorensen është i angazhuar për të mbështetur proceset integruese të Kosovës dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që nga emërimi si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Vizita e tij të shoqërohet me deklarata dhe mesazhe të rëndësishme në lidhje me angazhimin e BE-së në proceset politike dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori