Diagnoza dëshpëruese! Çfarë është gjendja shëndetësore me të cilën u diagnostikua Celine Dion

Celine Dion ka treguar se është diagnostikuar me një sëmundje neurologjike jashtëzakonisht të rrallë dhe të pashërueshme.
Këngëtarja e ndau lajmin me fansat e saj në një video emocionuese në Instagram, teksa shpjegoi se është detyruar ta anulojë turneun e ardhshëm evropian, pasi mori lajmin për diagnozën e saj.
Me çfarë gjendje shëndetësore është diagnostikuar Celine Dion
54-vjeçarja është diagnostikuar me ‘sindromën e personit të ngurtë’ – e njohur gjithashtu si SPS.
Është një sëmundje neurologjike me tipare të kushteve autoimune.
Shkaktari i saktë i SPS nuk dihet. Sipas ekspertëve në Kolegjin Universitar në Londër, gjendja shkaktohet nga spazma të vazhdueshme dhe prek muskuj të ndryshëm – kryesisht në gjymtyrët e poshtme.
Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen që nga mosha 40 dhe 60 vjeçare.
Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët si “statuja njerëzore”, ndonjëherë të paaftë për të ecur apo folur.
Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.
Përdorimi i analgjetikëve do t’i përmirësojë simptomat, por këto nuk do ta kurojnë çrregullimin.
Duke folur për diagnozën e saj, Celine e përlotur shpjegoi: “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që mu desh kaq shumë kohë për t’ju kontaktuar. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju”.
“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë e hapur me ju dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”.
“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek një në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur”.
“Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”.
“Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në muajin shkurt”, ka deklaruar këngëtarja duke shtuar se po punon me një “ekip të madh mjekësh” për t’u përmirësuar.
View this post on Instagram
Simptomat e sindromës së personit të ngurtë (SPS)
Simptomat e sindromës së personit të ngurtë mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vjet për t’u zhvilluar.
Ashpërsia dhe përparimi i SPS gjithashtu mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin.
Shenjat e para të gjendjes janë spazma me ndërprerje, të cilat më pas bëhen të vazhdueshme – megjithatë, ekspertët thonë se spazmat zakonisht nuk ndodhin gjatë gjumit.
Simptomat përfshijnë, stimuj të vegjël ndijorë – personat me këtë sindroma do të vërejnë se janë bërë më të ndjeshëm ndaj zhurmës, dritës dhe prekjes.
Të tjera simptoma për t’u kujdesur janë dhimbja, spazma e rëndë dhe frymëmarrje e dëmtuar (në raste të avancuara). /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre ushqime të lehta që do t’ju ndihmojnë të reduktoni urinë gjatë procesit të humbjes së peshës

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri