Tridhjetë e një burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin.
Kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin në maj të vitit 1999, një i ri nga një fshat i Kosovës, së bashku me burra dhe gra të tjera, u morën dhunshëm nga policia dhe paramilitarë serbë dhe u vendosën në një motel.
Shumë prej tyre, të rinj dhe të reja, u dhunuan seksualisht. Disa prej tyre edhe u vranë.
Radio Evropa e Lirë, ka intervistuar njërin nga burrat e dhunuar, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë.
“Më ka thënë ulu në gjunjë dhe kam rënë me kokë kah muri, më ka mbështetur kokën në mur edhe më ka thënë hiqi pantallonat. Sa kam qëndruar pavetëdije një orë apo, nuk e di sigurt sa kam qëndruar në atë pjesën aty. Kur më ka dal- kisha qenë duke mërdhirë- më ka dalë ajo kllapia e asaj dhimbje edhe e kam parë që ftohtë dhe e kam prekë me dorë…dora mu bë krejt gjak”, ka thënë i dhunuari.
Ai qëndroi pa ushqim disa javë i mbyllur në bodrumin e ndërtesës. Ujin e vetëm që e kishte për të pirë ishte ujë i tualetit, që vinte nga katet e mësipërme.
Pastrimin e tij (bodrumit) e bënin çdo tri ditë, se pjesa ku binte uji, binte prej WC-ve, në atë bodrumin aty.
“Ujë kam pirë, nuk mund të them dy herë apo tri herë, por me dhjetëra herë, në bazë të maltretimit që ma bënin. Pastaj, pjesa e lukthit…se jam operuar nga lukthi (operimi ka ndodhur pas luftës) – u bë për shkak të atyre ujërave dhe se më kishin pas hyrë disa mikrobe dhe është infektuar lukthi. Një pjesë të lukthit ma kanë hequr si dhe një pjesë të zorrës së trashë”, tha më tej ai.
Përveç dhunimeve në vendin e njëjtë ndodhën edhe vrasje.
“Dhunime që kanë bërë ndaj femrave nuk kam parë, po i kam dëgjuar, se afërsia ime, ku kam qëndruar unë dhe iu kanë bërë do maltretime, ka qenë katër deri në pesë metra largësia, i kemi dëgjuar. Ditën e saktë nuk e di. I kam parë me sy edhe kur dy persona i kanë mbytur në prezencën time. Atë ditë, njërin e kanë goditur në anën e përparme në pjesën e zemrës ose të lukthit, kurse tjetrin e kanë goditur pas qafës”
Selvi Izeti, psikologe në Qendrën e Kosovës për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), thotë se më shumë se 20 vjet pas mbarimit të luftës, çështja e dhunës seksuale ndaj burrave vazhdon të mbetet e heshtur dhe e fshehur.
Ajo thotë se për dallim prej disa grave, burrat vazhdojnë të mos flasin, duke mos kërkuar as trajtim e as njohje të statusit.
“Mund të them se stigma që i rrethon të mbijetuarit meshkuj është shumë më e theksuar sesa stigma që i rrethon të mbijetuarat vajza dhe gra që përballen me dhunën seksuale. Kjo për faktin se meshkujt janë rritur me besimin se duhet me qenë të fortë edhe duhet me qenë të aftë të mund dhe ta mbrojnë vetën”, tha ajo.
Sipas deklaratave publike të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të dhunës seksuale.
Në vitin 2018 filloi punën një komision që njeh statusin e personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës. Deri më tash ky komision ka pranuar 1.361 aplikacione.
Sipas të dhënave statusi i viktimave iu është njohur 894 personave, prej tyre 31 janë burra.
“Ndodh që ka numër më shumë dhe është e vërtetë, meqë ka pasur luftë dhe e dimë ka pasur dhunime më shumë. Por, për një arsye apo tjetër, disa persona kanë krijuar familje dhe nuk duan ta hapin këtë plagë ose këtë gjendje. Kanë krijuar familje dhe nuk duan t’i drejtohen, ndoshta komisionit”, ka thënë Minire Begaj-Balaj, nga Komisioni për Verifikim të Viktimave.
21 vjet pas luftës jeta e këtij burri vazhdon të jetë e vështirë. Ai vuan nga traumat psikologjike dhe e ka të vështirë të jetojë pa praninë e përhershme të ndonjë familjari. I njëjti vazhdon të marr trajtim shëndetësor si pasojë e lëndimeve që i mori gjatë luftës. Siç shprehet ai, shumicën e policëve që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, i ka njohur.
“Ata kriminelët të cilët e di çka më kanë bërë mua, ata i kanë bërë edhe tjetër kujt. Po, me emra i kam deklaruar se kush kanë qenë. 70-80 për qind të atyre policëve i kam njohur, si në komunën time, si në vendin ku më kanë dërguar, i kam njohur shumë disa policë që edhe më kanë maltretuar”, ka thënë ndër të të tjera i dhunuari. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton
Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Kurti vizitoi fillimin e projektit në segmentin Kijevë-Dollc, Durmishi premton se punimet kryhen për 460 ditë
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi