Rasti i dhunimit të 16 vjecares në Drenas ka tronditur opinionin në Kosovë. Policia ka arrestuar zyrtarin e saj Vesel Veseli. Mësimdhënësi është ri pezulluar nga puna, ndërkaq shoqëria civile ka paralajmëruar protestë më 8 shkurt.
Rasti i dhunimit të 16 vjeçares në Drenas ka ngjallur reagime të shumta të institucioneve lokale e qendrore. Ajo kishte shkuar në polici që të denonconte profesorin me inicialet Sh.XH për ngacmim seksual, por aty kishte marrë kthesë tërë jeta e saj.
Në polici ajo kishte takuar zyrtarin Vesel Veseli.
Veseli, i cili mbante pozitën e zëvendësshefit të hetimeve në komunën e Drenasit, i kishte thënë të miturës se duhej t’ia bënte disa foto e zhveshur për shkak të procedurave policore, mirëpo këto foto 16 vjeçares i kushtuan me abuzim 1 vit e gjysmë nga zyrtari policor Vesel Veseli.
Ai e kishte kërcënuar se nëse nuk do të dilte me të do të kishte pasoja.
Pas 1 viti e gjysmë, e mitura kishte mbetur edhe shtatzënë, mirëpo Veseli e detyroi të abortonte në mënyrë të jashtëligjshme tek një ordinance në Prishtinë, e cila dyshohet se është e gjinekologut Fehmi Ahmeti. Procesi i abortit ndodhi më 15 janar të këtij muaji.
RTV Dukagjini gjatë tërë ditës, ka tentuar të marrë në telefon gjinekologun Ahmeti, mirëpo ky i fundit ka refuzuar të përgjigjet.
Ndërkaq, në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se arsimtari i dyshuar për veprën e keqpërdorimit seksual ndaj të miturës është ri pezulluar nga puna. Theksoi se do të iniciojnë edhe rast hetimi ndaj tij.
Për këtë rast kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor në Drenas, Afrim Berisha, ka organizuar një protestë. Berisha, në veçanti u bënë thirrje të gjithë prindërve për përkrahje.
“Ju drejtohem sidomos prindërve të marrin pjesë në protestë, sepse është në rrezik e ardhmja e fëmijëve të tyre. Nëse ata sot bëjnë gjumë kur ndodhin këto raste, nuk e di se çfarë do të kërkojnë në të ardhmen”, deklaroi për RTV Dukagjinin Afrim Berisha, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor.
Kjo protestë do të përkrahet edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Adelina Berisha thotë se nuk është hera e pare që femrat nuk gjejnë përkrahje nga këto institucione.
“Nuk është rasti i vetëm që po has në një trajtim mizor nga institucionet, fillimisht nga policia, një institucion që do të duhej t’i mbrojë qytetarët. Edhe në të kaluarën kemi pasur raste që për shkak të dështimeve të intervenimeve në polici, gratë e kanë humbur edhe jetën. Por, ky rast është edhe më i keq sepse ka edhe keqpërdorim të pozitës”, deklaroi Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Pas kësaj Zyrtari Policor, Vesel Veseli është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetuesit e Inspektoratit kanë realizuar edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore). Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa materiale që mund të shërbejnë si prova në procedure penale.
Ndërkaq sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës nenit 239 kushdo që e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual në një̈ ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një̈ (1) deri në pesë (5) vjet./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Berisha i PLE “kushtëzon” votën për qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-380x233.jpg)
Berisha i PLE “kushtëzon” votën për qeverinë e re
![Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/28112024_Miteva-380x233.jpg)
Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-Ramush-Haradinaj-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1739303503575-780x439.jpg)
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht