Dhunë në familje dhe shtytje në vetëvrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje dhe shtytje në vetëvrasje në Prishtinë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:15.
“Dhunë familjare /shtytje në vetë-vrasje. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të kryej veprën e ka sulmuar fizikisht”.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































