LAJMI I FUNDIT:

Dy javë u punua për ta zbardhur dhunën ndaj trevjeçarit në çerdhe: Stop” denoncon një rast tjetër (Video)

Dy javë u punua për ta zbardhur dhunën ndaj trevjeçarit në çerdhe: Stop” denoncon një rast tjetër (Video)

Debati për dhunën në çerdhet e kopshtet e fëmijëve, ka qenë objekt i diskutimin në emisionin “Opinion” .
I ftuar aty ka qenë edhe Gentian Zeneli, një nga moderatorët e emisionit “Stop”, ku u denoncua dhuna ndaj fëmijës trevjeçar, nga administratorja e kopshtit privar “Diren”, në Sauk të Tiranës.

Gentiani solli edhe një dëshmi nga përvoja e tij personale. Ai tha se një 17-muajsh ishte keqtrajtuar psikologjikisht në një çerdhe, duke u mbyllur në tualet si masë ndëshkimore.

Ndërkaq, drejtuesi i programit televiziv “Stop”, Saimir Kodra, tregoi se si ishte arritur deri në publikimin e videos, për rastin e dhunës ndaj trevjeçarit.


Ai tha se kishte dy javë që punohej mbi këtë material, pasi babai i fëmijës trokiti në derën e TV Klanit për të denoncuar dhunën.

“Ai ishte i bindur në atë që dëshmonte dhe madje donte të hakmerrej. Arritëm ta bindim dhe ta dorëzojmë autoren para drejtësisë”, tha Saimir Kodra.

https://youtu.be/yZTe9USRRP0