LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra nxënës të një shkolle të mesme në Meksikë, helmohen në mënyrë misterioze – dyshohet për kokainë e ushqim të kontaminuar

Dhjetëra nxënës të një shkolle të mesme në Meksikë, helmohen në mënyrë misterioze – dyshohet për kokainë e ushqim të kontaminuar

Gjykata në shtetin meksikan Chiapas, ka njoftuar se ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e helmimit të nxënësve të një shkolle të mesme në Bochil.

Në kumtesë ndër tjera thuhet se pas kryerjes së testeve toksikologjike të cilave iu nënshkruan nxënësit e shkollës së mesme “Juana de Azbaje”, 15 mostra kanë rezultuar negative sa i përket substancave narkotike.


Rezultatet e testeve tjera pritet të konfirmohen shumë shpejtë, transmeton Telegrafi.

E siç raportojnë mediat lokale, prindërit e nxënësve pretendojnë se rreth 100 persona pas mësimit gjatë 7 tetorit filluan të ndjenin simptoma të ndryshme siç është dhimbja e barkut, humbje të vetëdijes e plogështi.

Të paktën 57 adoleshentë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, e dy tjerë janë akoma duke u hospitalizuar.

Prindërit gjithashtu pretendojnë se nxënësit pavetëdije kanë konsumuar kokainë që gjendej në ujin e kontaminuar apo kanë ngrënë ushqim të kontaminuar nga bufeja e shkollës.

Rezultatet e njërit prej nxënësve kanë rezultuar pozitive në kokainë. /Telegrafi/