LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra mijëra njerëz në shtator do ta testojnë vaksinën kundër HIV-it

Dhjetëra mijëra njerëz në shtator do ta testojnë vaksinën kundër HIV-it

Duke filluar në muajin shtator të këtij viti, dhjetëra mijëra njerëz në Evropë dhe Amerikë do të fillojnë ta testojnë një vaksinë eksperimentale kundër HIV-it.

Pas rreth 40 viteve të testimit të më shumë se 100 vaksinave të ndryshme eksperimentale, kjo vaksinë duket se e rritë rezistencën ndaj HIV-it deri në 2 vite pasi të jetë administruar, transmeton Telegrafi.


Së shpejti pritet të dihet se sa mirë funksionon vaksina, por vlen të ceket se vaksina ka arritur fazën e tretë të eksperimentimit klinik dhe kjo është shenjë e mirë se doktorët janë afër diçkaje.

Testimi do të kryhet në tetë shtete, ndërkaq do të marrin pjesë rreth 3,800 persona transgjinorë, por edhe homoseksualë.

Gjysma e pjesëmarrësve të studimit do t’i marrin 4 injeksione të vaksinës përgjatë një periudhe njëvjeçare, ndërkaq gjysma tjetër do të marrin placebo.

Shkencëtarët pritet t’i publikojnë rezultatet në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori