Dhjetëra fshatra të Lipjanit prej vitesh vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Dhjetëra fshatra të Komunës së Lipjanit prej vitesh po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe në mungesë të furnizimit. Një pjesë e fshatrave që nga paslufta e kanë të vendosur rrjetin e ujësjellësit, por atyre u mungon uji. E kjo po cilësohej nga opozita si neglizhencë e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit.
Me gjendje më të rëndë po përballen banorët e fshatrave: Shalë, Janjevë, Zllakuqan, Ribari i Madh, Bregu i Zi, Grackë e Vogël, Resinoc, Baicë, Mirenë e të tjera.
Lumturije Bytyqi –Hasani, kuvendare nga radhët e PDK-së në Lipjan, në një intervistë me telegrafin ka thënë se mungesa e ujit të pijshëm është një ndër problemet më esenciale të qytetarëve të cilët ballafaqohen çdo ditë e që sipas saj, fatkeqësisht Komuna nuk e ka as prioritet për të ardhmen për zgjidhjen e këtij problemi.
“Edhe pse fushate pas fushate, kryetari Ahmeti ka premtuar që do ta zgjidhë problemin e ujit të pijshëm për të gjithë territorin e komunës së Lipjanit, andaj jemi në fund të mandatit të tretë dhe komuna nuk ka bërë asnjë hap asnjëherë për të realizuar elementin kryesor jetësor për qytetarët siç është uji. Ne si opozitë, sa herë që është hartuar buxheti komunal, vazhdimisht kemi kërkuar që komuna të ketë një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit nëpër lokalitete, por që kërkesat tona janë injoruar dhe e kemi gjendjen siç e kemi”, ka kritikuar Bytyqi.
Sipas saj, shkaku i neglizhencës së kryetarit Imri Ahmeti shumë fshatra të Komunës së Lipjanit jane ende pa rrjet të ujësjellsit.
“Përveç fshatrave si Zllakuqani, Ribari i Madh, Bregu i Zi, Grackë e Vogël, Resinoc, Baicë, Mirenë etj, në Shalë është jashtë funksionit tash e sa kohë e në Janjëve nuk ka furnizim të mjaftueshëm për shkak të mos zgjerimit të rrjetit”, ka kritikuar Bytyqi.
Ndërkaq, kritika rreth kësaj çështje ka ngritur edhe Shahadije Bikliqi, kuvendare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
“Është shqetësuese se pas tre mandateve shumë fshatra dhe qyteti i Lipjanit përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Në Janjevë ekziston rrjeti por ka mungesë të ujit, ndërkaq situata e ngjashme është edhe në Shalë dhe në disa fshatra të tjera. Me telashe më të mëdha përballen banorët e fshatrave Bujan, Bregu i Zi, Ribar i Madh , Zllakuqan , Grackë e Vogël e të tjera”, ka thënë Bikliqi.
Në anën tjetër Komuna e Lipjanit gjatë së martës nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me këtë çështje./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler