LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë pulovra që do t’i veshim deri në pranverë: Një nuk do të dalë kurrë nga moda!

Dhjetë pulovra që do t’i veshim deri në pranverë: Një nuk do të dalë kurrë nga moda!

Pulovri është ylli kryesor i modës në sezonin vjeshtë-dimër dhe shkëlqen më shumë se në vitet e kaluara

Duket se kurrë më parë nuk ka qenë kaq në modë pulovri “bazik” me prerje të rrumbullakët, i cili vishet si në kombinime mode biznesi ashtu edhe në edicione sportive.


Të njohura janë edhe jakat “polo”, jakat me fyt dhe gjysmë fyt, si dhe modelet e hapura me të paktën një shpatull të ekspozuar. Bashkë me to do t’ju duhet edhe një shall i mirë!

Përbërjes së materialit i kushtohet shumë vëmendje – është ideale të ketë të paktën 10 deri në 20 për qind lesh, në mënyrë që të jetë mjaft i ngrohtë, ndërsa ata me pak viskozë do të jenë më të këndshëm në lëkurë.

Fijet sintetike janë përgjegjëse për mirëmbajtjen më të lehtë dhe qëndrueshmërinë e pulovrave, transmeton Telegrafi.

Krahas pulovrave klasikë bardh e zi “të përjetshëm”, këtë sezon janë shumë të pëlqyera edhe modelet gri dhe kamel, ndërsa pulovrat e kuq janë një plus i madh në gardërobë në të gjitha nuancat. Bordo? Sigurisht!

Natyrisht, vijat janë aty për “efektin wow në Instagram”, dhe nëse zgjidhni të errëta, jemi të sigurt që nuk do të dalin kurrë nga moda. Hidhini një sy fotove dhe zgjidhni modelet më të bukura për veten tuaj dhe lexoni se cilat xhaketa janë hit këtë sezon.

/Telegrafi/