LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në botë momentalisht – Mbappe i pari, Messi i katërti, Ronaldo as në ‘top 10’

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në botë momentalisht – Mbappe i pari, Messi i katërti, Ronaldo as në ‘top 10’

Observatori i futbollit CIES ka publikuar listën me dhjetë futbollistët më të vlefshëm momentalisht në botë.

Sipas observatorit CIES, lojtari më i vlefshëm momentalisht në futbollin botëror është sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Vlera aktuale e talentit francez të PSG-së është 224.4 milionë funte apo 250 milionë euro.


Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet
Lexo po ashtu Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet

Pas Mbappes vjen Mohamed Salah i Liverpoolit me vlerë prej 195.5 milionë funte apo 218 milionë euro, ndërsa treshja mbyllet me Raheem Sterling që vlen 206 milionë euro.

Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë (Foto: Getty Images/Guliver)

Vendi i katërt shkon për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, i cili edhe pse 32-vjeçar ende vlen 149.1 milionë funte apo 166 milionë euro, ndërsa pasohet nga Jadon Sancho që ka vlerë prej 158 milionë eurosh.

Sadio Mane zë vendin e gjashtë me vlerë 157 milionë, për t’u pasuar nga Harry Kane me vlerë 154 milionë euro dhe Roberto Firmino në vendin e tetë me 143 milionë euro.

Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'
Lexo po ashtu Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'

Pozita e nëntë i takon Antoine Griezmann me vlerë 142.8 milionë euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Leroy Sane që vlen 136 milionë euro.

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pas një kohe të gjatë nuk gjendet fare në ‘top 10’ lojtarët më të vlefshëm, për shkak edhe të moshës së tij dhe prarimit të karrierës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori