Ueb faqja eksperte në vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka analizuar BKT Superligën e Kosovës, klubet dhe lojtarët, duke i nxjerrë vlerat e tyre.

Pas mbylljes së stinorit dimëror ka bërë një rivlerësim të vlerave të futbollistëve dhe klube.


Ajo çfarë bie në sy është se asnjë lojtarë nuk i afrohet vlerës së 500 mijë eurove. Sa i përket lojtarëve katër të parët kanë vlerë të njëjtë, shkruan Telegrafi.

Valmir Veliu, Francisco Rivera, Ron Broja dhe Marko Simonovski vlerësohen me nga 325 mijë euro.

Valmir Veliu

Pas tyre janë treshja e Ballkanit, Armend Thaqi, Edvin Kuc dhe Ermal Krasniqi që kanë vlerë në treg 300 mijë euro.

Me 275 mijë euro vlerë ka disa futbollistë, ku spikasin emra e Endrit Krasniqit, Hamdi Namanit, Betim Halimit, Albert Dabiqajt dhe Ardian Limanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app