Sonte ka filluar sezoni i ri i La Liga, që do të ketë me vete shumë yje të njohur që ishin dhe yjet të reja që kanë ardhur.
Gara për titull dhe ecuria në Ligën e Kampionëve do të bëjnë që shumëçka të vendohet në fund.
Barcelona, Real Madrid e Atletico shihen si skuadra fituese edhe në Evropë, duke dominuar dukshëm në vitet e fundit, për këtë edhe kjo ligë shihet si interesante.
Marca ka zgjedhur dhjetë personazhe të sezonit 2016/17 që duhet të përcjellën nga simpatizuesit e këtij kampionati, transmeton Telegrafi.
Zinedine Zidane (Real Madrid)
Trajneri francez është në sezonin tij të parë nga fillimi, pasi vitin e shkuar ai kishte marrë në dorë punën e lërë në gjysmë nga Rafa Benitez, por kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve. Real Madridi ka fituar vetëm një titull në tetë vitet e fundit dhe ‘mbretërit’ pritet të kthehen të luftojnë fuqishëm për këtë trofe.
Luis Suarez (Barcelona)
Për vite me radhë ‘Pichichi’ është fituar vetëm nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Suarez e fitoi këtë vitin që shkoi. Mbrojtjet i frikësohen atij aq sa i frikësohen Messit.
Kevin Gameiro (Atletico)
Pas shumë peripecive trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, arriti të nënshkruaj me Gameiro nga Sevilla. Ai ka shënuar 29 gola sezonin shkuar në të gjitha garat. Ai pritet ta krijojë një dyshe të frikshme me Antoine Griezmannin.
Pato (Villarreal)
Pato ka zbarkuar në El Madrigal këtë verë për të treguar se mund të luajë në Evropë. Pas lëndimit të Roberto Soldado ai do ta udhëheq sulmin e ‘Nëndetëse së verdhë’.
Kevin Prince Boateng (Las Palmas)
Sikurse Pato edhe ardhja e Boateng në La Liga ka befasuar shumëkënd. Ganezi do të luajë për skuadrën e Las Palmas dhe mund të kthehet në lojtarin kryesor të tyre.
Nani (Valencia)
Pas përfundimit të marrëveshjes me Manchester United, Nani kaloi te Fenerbahce në Turqi. Ai aty u ringjall si lojtar. Ai fitoi edhe Kampionatin Evropian me Portugalinë ku kishte paraqitje të mira. Pritet të ketë paraqitje e mire edhe në Mestalla.
Sampaoli (Sevilla)
Pas largimit të Unai Emery drejt Paris Saint-Germain, Jorge Sampaoli erdhi si zëvendësim te Sevilla. Ai shihet që është trajner i mirë, pasi kishte suksese dhe me Kilin. Ai është një nga karakteret interesante që do të jenë në La liga.
Martin Mantovani (Leganes)
Nuk janë vetëm flokët me ngjyrë të kaltër që e bëjnë special mbrojtësin e Leganes, pasi ai e ndihmoi skuadrën e tij të ngjitet në nivelin elitar. Një fjalim i jashtëzakonshëm i 32 vjeçarit ishte bërë si katalizator për sukseset e skuadrës dhe ky mund të jetë edhe shpëtim për të mos rënë nga La Liga.
Paco Jemez (Granada)
Pas një sezoni të mirë me Rayo Vallecano, Jemez kishte kërkuar largimin. Edhe pse ishte kërkuar nga shumë skuadra, tranjeri kishte vendosur të kalonte te Granada për ta udhëhequr.
Inaki Williams (Athletic Club)
Produkt i akademisë së Athletic Bilbaso. Kjo akademi ka prodhuar disa lojtarë të mirë në vitet e fundit dhe sulmuesi është një nga ta. Ai ka pasur lëndime, por ky sezon mund të jetë i duhuri për të shpërthyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Ballkani synon t’i kthehet fitores ndaj Ferizajt, formacionet zyrtare

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Atletico Madridi lëshoi një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës