Faciti i shputës është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës.

Lidhur me këtë ka folur reumatologu Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.


Ai theksoi se ky problem di të jetë mjaft sfidues.

“Dhimbjet e thembrave në shumicën e rasteve janë në formë të fasciteve plantare... proces inflamator kur fasha plantare ngjitet me thembrën dhe këta persona kanë ankesa në hapat e parë gjatë ecjeve ... me kalimin e kohës dhimbja lehtësohet.

Është problem mjaft sfidues. Në shumicën e rasteve është traumatike sepse këpuca jonë me rregull duhet të bartet 400 -500 kilometra ecje dhe këtë rregull ne nuk e ndjekim... ecjet në rërë janë zvogëluar dhe pozicionet e shputave kanë ndryshuar...”, tha ai.

Reumatologu Demolli më tej ka folur edhe për sëmundjet reumatizmale, si artritin reumatid, simptomat  që japin këto sëmundje, ka folur edhe për sëmundjen Behçet, Fibriomalgjinë, etj.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/