LAJMI I FUNDIT:

Dheu mbulon shkaqet e vdekjes së shumë kosovarëve

Dheu mbulon shkaqet e vdekjes së shumë kosovarëve

Kosovarët nuk preferojnë që familjarëve të tyre që vdesin në spitale t’u kryejnë autopsitë. Kjo metodë diagnostike kryhet kryesisht pas vdekjes së pacientëve bëhet më qëllim të zbulimit të shkaktarit që ka shkaktuar vdekjen.

Besim Kodra, kryetar i shoqatës për mbojtjen e të drejtave të pacientëve ka thënë për rtklive.com se në QKUK qarkullon një thënie se “shpesh gabimet mjekësore i mbulon dheu”. Kjo, është kryekëput rezultat i mos kryerjes së obduksioneve për të vdekurit në spitale.


Sipas tij, statistikat spitalore flasin për një numër shumë të vogël të rasteve kur pacientëve që vdesin në spitale u kryhen obduksionet.

“Një numër shumë i vogël i rasteve që vdesin në spitale iu kryhet autopsia”, ka thënë Kodra.

Sipas tij, derisa statistikat flasin për një trend rreth 2000 vdekjesh vjetore, janë diku 12 pacientë që iu kryhet autopsia.

Sipas Kodrës, në të shumtën e rasteve stafi mjekësor në mënyrë indirekte irritojnë familjarët që anëtarëve të vdekur të familjes të mos iu kryejnë obduksionet.

Ligji përcakton që obduksionet mund të kryhen vetëm me lejen e familjarëve përjashtuar rastet e dyshimta kur ato mund t’i urdhëroj prokurori, raporton rtklive.com.

“Në ligj ceket se duhet të pyeten familjarët. Familjarët gjithmonë hezitojnë për autopsi”, ka thënë Kodra, sipas të cilit faktor kyç në këtë proces është edhe ai religjioz. “Janë çështje të mentalitetit që ndërlidhen edhe me aspektin fetar”, ka thënë Kodra, sipas të cilit, shumë njerëz nuk e kuptojnë që autopsia është metodë që ndihmon të diagnostikohet sëmundja nëse nuk është zbuluar deri para vdekjes. “Kjo nuk do të thotë që mund të zbulohen vetëm gabimet e mjekëve por edhe nëse pacienti ka vdekur nga ndonjë sëmundje që mund të jetë edhe trashëguese”.

Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Shpend Fazliu ka thënë se ka raste të cilave u kryhet obduksioni.

Sipas tij, për rastet gjyqësore, me të cilat merren organet e drejtësisë si raste të dyshimta, autopsia kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Ky institut vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi spitalor.

Ndryshe, sipas të dhënave të siguruara nga rtklive.com vetëm në vitin 2016 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vdekur 1780 pacientë. Për nga vdekshmëria prinë Klinika Emergjente ku brenda vitit kanë vdekur 447 pacientë kurse menjëherë pas Emergjencës sa i përket numrit të vdekjeve radhitet Klinika e Neurologjisë me 375 vdekje.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori