Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka bërë akuza të rënda në lidhje me një investim të raportuar të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Serbi.
Clark, i cili ka qenë Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999, e ka cilësuar planet për ndërtimin e një memoriali në Serbi, në nderim të “viktimave të agresionit të NATO-s”, si një akt tradhtie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një prononcim për CNN, Clark ka theksuar se ai nuk është kundër investimeve në Serbi në përgjithësi, por qëndron kategorikisht kundër idesë së një memoriali që do të përfaqësonte bombardimet e NATO-s si agresion.
Ai ka sqaruar se objektivi i bombarduar nga NATO, ish-ndërtesa e ushtrisë jugosllave, ishte në fakt bosh në momentin e sulmit dhe se veprimet e Aleancës ishin pjesë e një përpjekjeje të zgjatur diplomatike për të ndalur krizën humanitare që po zhvillohej në Kosovë.
Clark ka vënë në dukje rëndësinë e përpjekjeve të NATO-s për të ndalur dhunën e regjimit serb të Slobodan Millosheviq kundër shqiptarëve të Kosovës.
Ai ka përmendur masakrën e familjes Jashari si një nga shumë krimet e kryera nga forcat serbe, të cilat në fund e bënë të pamundur një zgjidhje paqësore dhe e shtynë NATO-n drejt përdorimit të forcës.
“Së pari, ajo ndërtesë, me sa dimë, ishte bosh kur e goditëm. Së dyti, nuk ishte agresion i NATO-s, por ishte kulmi i përpjekjeve diplomatike shumëvjeçare për të bindur diktatorin serb Slobodan Millosheviq që të mos vriste qytetarët e tij në pjesën e Serbisë të njohur si Kosovë,” ka deklaruar Clark.
Clark theksoi se ndërtimi i memorialit të propozuar do të ishte një tradhti ndaj idealëve dhe sakrificave të SHBA-ve.
“Është naive. Do të ishte tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikës tonë dhe djemve e vajzave guximtarë që ishin të përfshirë në atë kampanjë, përpjekjeve diplomatike,” ka shtuar Clark në intervistën për CNN, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame