Zac Edwards e ka ndërprerë fotosesionin në gjysmë, për të shpëtuar të riun që po mbytej në det.

Derisa 37-vjeçari po fotografohej krahas nuses Cindy Edwards, në një plazh të Alabamës së Shteteve të Bashkuara, dëgjoi një grua që bërtiste dhe kërkonte ndihmë për viktimën, transmeton Telegrafi.


Dhendri foto 2 Gjatë intervenimit për ta shpëtuar adoleshentin

Duke mos menduar dy herë, pjesëtari i forcave detare u nis menjëherë ta shpëtonte 18-vjeçarin që ndodhej afro 50 metra larg bregut.

“Në plazh nuk ndodhej ndonjë shpëtimtar, kurse ai rrallë e nxirrte kokën prej ujit, Duhej të intervenoja gjithsesi”, ka thënë Edwards.

Dhendri foto 3 Pasi gjithçka përfundoi me sukses

Por, pantallonat e rënduara nga uji dhe pesha e adoleshentit, ia vështirësuan shumë daljen në breg. Atij i shkuan pranë disa të pranishëm dhe dërrasa sërfi dhe e ndihmuan të largohej.

“Nuk mund të jem më krenare për të, megjithëse disa fotografi nuk i realizuam si duhet”, ka thënë bashkëshortja tij Cindy.

Të porsamartuarit, që janë për një kohë të gjatë së bashku, i kanë edhe tre fëmijë. /Telegrafi/