Dhe ndodh: Guns N’ Roses të ribashkuar mbajnë koncertin e parë pas 23 vitesh (Foto/Video)

Anëtarët e rok grupit legjendar “Guns N’ Roses” performuan për herë të parë bashkë, pas 23 vitesh, në një koncert të mbajtur të shtunën mbrëma në Troubadour të Los Angelesit.
Axl Rose, Slash dhe Duff McKagan, u bënë sërish bashkë, ndërsa pjesë e këtij koncerti ishin edhe kitaristi Richard Fortus, bateristi Frank Ferrer dhe tastieristët Dizzy Reed dhe Melissa Reese, raporton NME.
Rreth 500 fansa janë lejuar të hyjnë në këtë koncert, në prag të koncerteve që do t’i mbajë grupi në Amerikë, transmeton Koha.net.
Prezentë në këtë koncert ishin edhe të famshmit, si Bradley Cooper, Kate Hudson, Lenny Kravitz, Jim Carrey, Chris Brown, Nicholas Cage e Michelle Rodriguez.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































