LAJMI I FUNDIT:

Dezeni gjeometrik: Trend i adhuruar veror i damave të njohura!

Dezeni gjeometrik: Trend i adhuruar veror i damave të njohura!

Ngjyrat e hareshme në formë katrorësh, rrathësh, trekëndëshash dhe të trupave të tjerë gjeometrikë janë hit i vërtet i këtij sezoni.

Për shëtitje qetësuese apo për shkuarje në punë, zgjidhni fustanin me ngjyra neutrale, me sa më shumë lara dhe forma gjeometrike, në gjatësi deri te gjunjët, transmeton Telegrafi.


Varësisht nga këpucët, stolitë dhe frizura, të njëjtat fustane mund t’i keni edhe në ndonjë solemnitet.

Mirëpo, nëse dëshironi që të jeni në qendër të vëmendjes, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të zgjidhni fustanin me dezen gjeometrik ngjyrash sa më të forta! /Telegrafi/