LAJMI I FUNDIT:

Devolli Princ Caffe Turke dhuron çelësat e banesës në Prishtinë

Devolli Princ Caffe Turke dhuron çelësat e banesës në Prishtinë

Devolli Princ Caffe Turke ka organizuar lojën e madhe shpërblyese “Hape dhe Fito” ku të gjithë konsumatorët kanë pasur mundësi të fitojnë shpërblime të shumta si iPad, iPhone 5 , para të gatshme, lavatriçe, set pjatash e set filxhanash.

Ndërsa, për shpërblimin kryesor banesë në Prishtinë, ceremonia e tërheqjes është bërë me datën 17 shkurt, në ditën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku fituesja fatlume ishte vogëlushja 2 vjeçare Mrika Arifi, nga lagjja e boshnjakëve në Mitrovicë, e cila fitoi shpërblimin e madh, banesën në Prishtinë.

Devolli Princ Caffe Turke i falënderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj loje shpërblyese dhe i uron të gjithë ata që kanë fituar shpërblime, ndërsa momente të tilla do të ketë edhe në të ardhmen me surpriza të reja. /Telegrafi/