Atij iu kundërpërgjigj, Hasani duke i thënë se ai ka qenë student i dobët derisa e akuzoi Hoxhën edhe për ngacmim seksual, duke pretenduar se një gjë të tillë e kishte pranuar vetë Hoxha.
Kjo përplasje e ashpër zgjati për disa minuta, me akuza pothuajse të njëjta për njëri-tjetrin dhe vazhdimisht duke i mohuar ato që i thoshte tjetri.
Ndryshe Naser Sahiti, i cili u shkarkua nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka pasur elemente të ndikimit politik për ta shkarkuar atë.
Shkarkimin e tij, Sahiti e ka cilësuar si proces jonormal, derisa ka shtuar se nuk janë respektuar procedurat dhe nuk janë dhënë argumente të qëndrueshme.
“Nuk kam përgjigje konkrete pse, sepse forma që ka ndodhur më ngjason në gjithçka tjetër, përveç në një proces normal të shkarkimit. Nuk dua ta kontestoj mundësinë që rektori mund të shkarkohet, shyqyr që ekziston ajo mundësi. Duhet të respektohen disa procedura dhe të jepen argumente të qëndrueshme në mënyrë që kur të merret ai veprim, të shihet si akti i fundit”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/