LAJMI I FUNDIT:

Deulofeu e quan Barellan si ‘Xavi i Interit’, ndërsa tregon pikën e dobët të Nerazzurrëve

Deulofeu e quan Barellan si ‘Xavi i Interit’, ndërsa tregon pikën e dobët të Nerazzurrëve
(Foto: Football Italia)

Derisa Interi pritet të luajë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe së fundmi ka humbur nga Udinese, Gerard Deulofeu i ka analizuar Nerazzurrët duke treguar pikën e tyre të dobët, njëherësh e ka quajtur Nicolo Barellan si ‘Xavin’ e klubit italian.

Edhe zikaltrit, edhe Blaugranët kanë fituar ndaj Viktoria Plzenit dhe kanë humbur nga Bayern Munichu në garën më të madhe evropiane për klube.

Përballja direkte do të jetë vendimtare se cila nga këto skuadra do të mbetet në garën elitare dhe cila do të pozicionohet në vend të tretë për të luajtur në Ligën e Evropës.


Në intervistën e tij për Mundo Deportivo, Deulofeu e ka lavdëruar portierin Samir Handanovic, si dhe aftësitë e Denzel Dumfries, si në fazën e sulmit, ashtu edhe të mbrojtjes. Po ashtu, e ka përfshirë Milan Skriniar në top tre mbrojtësit më të mirë.

(Foto: Fussbal Europa)

Kritikat e tij kanë shkuar për Federico Dimarcon, derisa lëvdatat më të mëdha për Nicolo Barellan, por edhe për Marcelo Brozovicin, megjithatë ky i fundit nuk luan ndaj Barcës për shkak të lëndimit.

Barella vazhdon me gola spektakolar në Serie A, tani shënon nga gjuajtja e lirë
Lexo po ashtu Barella vazhdon me gola spektakolar në Serie A, tani shënon nga gjuajtja e lirë

“Federico Dimarco është paksa impulsiv, ai shkon përpara dhe prapa në krah dhe lë hapësira. Më kujtohet ta kemi quajtur pikë të dobët te Inter, pasi përpiqej shumë që të shkonte përpara”

“(Barella) është fenomenal. Ia kërkova t’i shkëmbenim fanellat pas ndeshjes. Ai shënoi një gjuajte të lirë fantastike ndaj nesh dhe është një simbol i vërtetë te Interi. Do të thosha se ai është Xavi i Interit. Dëshiron të fitojë dhe ta ngrejë Interin në maje”, ka thënë Deulofeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Reali pritet ta emërojë trajnerin e ri para Kupës së Botës për klube, Ancelotti pritet të shkarkohet në fund të sezonit

Reali pritet ta emërojë trajnerin e ri para Kupës së Botës për klube, Ancelotti pritet të shkarkohet në fund të sezonit

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Liga e Kampionëve
Chelsea gjen sulmues për sezonin e ardhshëm, do të paguajnë 30 milionë për të

Chelsea gjen sulmues për sezonin e ardhshëm, do të paguajnë 30 milionë për të

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Liga e Kampionëve
City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

Kalo në kategori