Deulofeu drejt rikthimit në Serie A, por jo te Milani

Gerard Deulofeu nuk do të kthehet te Barcelona dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
Blaugranat kanë të drejtën e rikthimit të sulmuesit i cili shkëlqeu në Serie A me fanellën e Milanit.
Futbollisti është duke shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian për 21 vjeçar.
Ai pritet ta lë Evertonin që është nën kontratë me ta.
Sipas Daily Mail, Juventusi i është bashkuar fuqishëm garës për spanjollin.
Edhe Roma me drejtorin e ri Monchi dhe trajneri Di Francesco e pëlqejnë lojtarin dhe e shohin si zëvendësim të Salahit që u largua drejt Liverpoolit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































