LAJMI I FUNDIT:

Detektivja shqiptare që zbulon tradhtitë e çifteve: Për dy javë kuptojmë nëse ka tradhti ose jo (Video)

Detektivja shqiptare që zbulon tradhtitë e çifteve: Për dy javë kuptojmë nëse ka tradhti ose jo (Video)

Shkënda Lili, është një grua në Shqipëri që investigon tradhtitë mes çifteve, por edhe fenomene tjera negative të shoqërisë.

Një nga vajzat që i është paraqitur Shkendës është Eva. Ajo dyshon se i fejuari i saj e tradhton me një vajzë tjetër.

“Kërkoj që ta faktoj që me të vërtetë ai ka një lidhje tjetër”, thotë Eva, një vajzë, e cila dyshon se i fejuari e tradhton.


Pasi detektivja Shkënda i bën pyetjet fillestare, Eva i tregon historinë e saj me të fejuarin dhe dyshimet që ka ajo se ky i fundit po e tradhton.

Fokusi i detektivit privat nuk janë vetëm problemet në çift. Shumë prindër janë të shqetësuar për shoqërinë e fëmijëve në shkollë si edhe konsumimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë.

“Në shumë raste kam konstatuar që adoleshentët lënë orët e mësimit, janë përdorues të hashashit, kanë shoqëri të keqe. Më ka rastisur që këto lloj sjelljesh përfundojnë ose me lëndë narkotike, ose lidhje me një person që nuk është moshatar, pra më i madh në moshë. Sipas prindit, fëmija ndodhet në shkollë por në fakt është me të dashurin që është shumë më i madh se vetja”, thotë për ABC News, Shkënda Lili.

Detektivja private tregon se si ruan objektivin dhe sa është koha e përshtatshme për të realizuar një investigim të suksesshëm.

“Për dy javë arrihet të kuptosh nëse ka një tradhti sepse nëse ekziston një marrëdhënie absolutisht për dy javë do të takohet. Ka raste që duan prova për t’i faktuar edhe në gjykatë, siç janë çiftet e martuar të cilët kanë edhe fëmijë” ”, tregon më tej Shkënda Lili.

Ligji  mbi “Funksionimin dhe organizimin e profesionit të detektivit privat”, operon në Shqipëri në bazë të një vendimi gjykate

Provat që sigurohen nga detektivët privatë janë të vlefshme në gjykatë vetëm nëse janë bërë në ambiente publike.

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori