LAJMI I FUNDIT:

Detajet dhe klauzola e ‘çmendur’ në kontratën e Aubameyang me Barcelonën

Detajet dhe klauzola e ‘çmendur’ në kontratën e Aubameyang me Barcelonën

Barcelona ka publikuar tashmë detajet zyrtare prapa kontratës së nënshkruar me sulmuesin Pierre-Emerick Aubemayng, ku bie në sy klauzola e tij prej 100 milionë eurosh.

Klubi katalunas ishte i limituar në afrimin e lojtarëve të rinj në afatin e fundit kalimtar shkaku i problemeve të theksuara financiare duke transferuar vetëm Ferran Torres nga Manchester City dhe Adama Traore si huazim nga Ëolves.

Megjithatë, Barcelona në fund arriti të befasojnë të gjithë duke ofruar edhe sulmuesin nga Gaboni, Aubameyang, i cili në momentet e fundit shkëputi kontratën me Arsenalin.


“Jam këtu”, Barcelona zyrtarizon Aubameyangun me një video të veçantë
Lexo po ashtu “Jam këtu”, Barcelona zyrtarizon Aubameyangun me një video të veçantë

Zyrtarizimi i tij nga faqja zyrtare e klubit nga Camp Nou ka ardhur vetëm tani sot (e mërkurë) me Barcelonën që ka publikuar gjithashtu të gjitha detajet.

“FC Barcelona dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit pasi sulmuesi ndërpreu kontratën e tij me Arsenal FC”.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2025 me një opsion për të rënë dakord për largimin e tij më 30 qershor 2023 dhe klauzola e tij e blerjes do të vendoset në 100 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Aubameyang ka luajturi për klubi si Milan, Dijon, Lille, Monaco, St Etienne, Borussia Dortmund dhe së fundmi te Arsenali.

Sulmuesi nga Gaboni njihet për shpejtësinë e tij, syrin për gol, goditjet e forta, teksa ka shënuar mbi 300 gola si profesionist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori