Jennifer Lopez ka pranuar propozimin e saj të dytë nga aktori Ben Affleck, ajo postoi një video të premten mbrëma për të ndarë lajmin dhe për të ekspozuar unazën e saj të fundit të fejesës.

Unaza mahnitëse e Jennifer-it ka në qendër një diamantit të gjelbër natyral.


“Nëse ky është me të vërtetë një diamant i gjelbër, atëherë unë jam i habitur”, tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style. “Një diamant i gjelbër i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do të zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 4,5 milionë euro dhe mund të vlente më shumë se 9 milionë euro”.

56399385 10702003 Official Jennifer Lopez has confirmed her engagement to Ben Affl a 131 1649480596042  1

Ngjyra e gjelbër ka një rëndësi të madhe edhe për këngëtaren e hitit "Let's Get Loud".

"Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Ndoshta mund të mbani mend një fustan të caktuar të gjelbër. E kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku gjëra të mahnitshme kanë ndodhur kur kam veshur ngjyrën e gjelbër”, tha Lopez në një nga deklaratat e saj të mëparshme..

jennifer lopez engagement ring 1649540456

Lopez ndezi thashethemet e fejesës javën e kaluar pasi u pa në fotot e reja të paparacëve me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj të majtë, megjithëse pozat ishin larg dhe nuk kishin qartësi.

Gjatë fejesës së tyre të parë në nëntor 2002, Affleck propozoi me një unazë diamanti rozë 6.1 karat nga Harry Winston, të cilën J. Lo e quajti në atë kohë, "gjëja më madhështore që kam parë ndonjëherë".

56399375 10702003 Take two The 52 year old actress and singer shared a video of he a 130 1649480596037  1

Përpara se të ribashkohej me Affleck-un, ish-i i Lopez-it, Alex Rodriguez, i propozoi yllit me një unazë diamanti të përsosur 16 karatëshe. /Telegrafi/

m6NTGfyi Mdvrtll