LAJMI I FUNDIT:

Destinacionet përrallore që këngëtarët shqiptarë zgjodhën këtë verë për pushime

Destinacionet përrallore që këngëtarët shqiptarë zgjodhën këtë verë për pushime
Foto: Instagram

Jemi në sezonën e verës, ku thuajse të gjithë ua kanë mësyrë pushimeve.

Ndonëse në Kosovë përgjatë gjithë muajit korrik nuk mbizotëroi një mot aspak i mirë, shumë prej qytetarëve e gjetën veten me pushime jashtë vendit.

Dikush në det e dikush në mal, të gjithë duan pak ditë pushimi në muajt e verës.


Destinacionet tropikale dhe vende luksoze për pushim përzgjedhin edhe personazhet e famshme publike, në veçanti këngëtarët.

Ndonëse për shumë prej tyre ishte një sezonë i ngarkuar me koncerte, ata kanë gjetur pak kohë për të shijuar disa ditë të mira pushimi.

Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa nga destinacionet përrallore që këngëtarët e njohur shqiptarë zgjodhën për pushime këtë vit.

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shijuar disa ditë të mira pushimi, në disa shtete. Fillimisht, në qershor ajo bëri disa pushime me të dashurin e saj në bregdetin e Italisë, ndërsa më pas së bashku me prindërit shkuan në Francë. Destinacioni përfundimtar i bukuroshes shqiptare ishte Spanja, shtet ky në të cilin ajo mbajti edhe një koncert për fansat para pak ditësh.

https://www.instagram.com/p/Bju8pPPnOhi

https://www.instagram.com/p/Bkx5z3FHB5E

https://www.instagram.com/p/Blf_cx6HycT

Ledri Vula

Reperi i njohur vendosi që të bëjë pushime gjatë muajit qershor, teksa si destinacion zgjodhi Greqinë. U përfol madje se ai ka xhiruar klipin e ri atje dhe se ishte i shoqëruar nga një femër, por vet reperi nuk u prononcua për këtë çështje.

https://www.instagram.com/p/BjFkvfmA2iY

https://www.instagram.com/p/BjNU_DIAXS9

Kida

Këngëtarja e re Kida, ashtu siç bën çdo vit, edhe sivjet si destinacion për pushime zgjodhi Turqinë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi disa imazhe nga pushimet, duke vënë në pah linjat e saj atraktive në bikini.

https://www.instagram.com/p/BkMxNvalucu

https://www.instagram.com/p/BkPeHT8lpjW

Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi këto ditë udhëtoi për në Egjipt, ku do të mbante koncertin e saj të radhës atje. Këtë rast, ajo e shfrytëzoi edhe për të kaluar disa ditë të mira pushimi. Në rrjetin social Instagram, Era ndau po ashtu disa imazhe ‘të nxehta’ ku shfaqej mjaft tërheqëse me bikini.

https://www.instagram.com/p/BlxyS2ADjiN

https://www.instagram.com/p/Bh843lsj4HI

Luana Vjollca

Këngëtarja Luana Vjollca gjatë kësaj vere solli dy këngë të reja për fansat e saj, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku. Pas angazhimit për projektet e reja, ajo vendosi t’i japë vetes disa ditë pushimi, teksa si destinacion zgjodhi dy shtete: Greqinë dhe Italinë.

https://www.instagram.com/p/BlvhbsjHIEq

https://www.instagram.com/p/BlI33sAHFNw

Mozzik

Reperi i njohur Mozzik në fillim të muajve të nxehtë i njoftoi fansat se bashkë me vëllanë e tij nuk do të mbanin koncerte këtë sezonë. Mirëpo ata nuk munguan për nga ana e prurjeve muzikore. Në mes të gjithë angazhimeve, Mozzik gjeti kohë edhe për pushime, teksa zgjodhi që të kalojë disa ditë të mira në Ibiza të Spanjës.

https://www.instagram.com/p/BlagyiYDMtp

https://www.instagram.com/p/BlsIxmwD0nu/

Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj u martua me hokestin çek, Jakub Kindl në muajin qershor, ndërsa vetëm pak ditë pas martesës, çifti nisën muajin e mjaltit. Ata zgjodhën hiç më pak e as më shumë se një nga resortet më luksoze të Karaibeve.

https://www.instagram.com/p/BkvDd8oFBH5

https://www.instagram.com/p/Bk01bibFHls

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i bënë shumë herët pushimet e tyre. Ndryshe nga shumica e kolegëve, ata vendosën që pushimet e tyre verore këtë vit t’i kalojnë në Zvicër.

https://www.instagram.com/p/Bku7NkxA4zq

https://www.instagram.com/p/Bkis7tTgSsX

https://www.instagram.com/p/Bk-08g5nk75

Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari shijoi disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin në Maldive. Ndërkohë pasi është kthyer në Shqipëri, ajo ka vendosur që të bëjë pak pushime edhe në bregdetin e Durrësit.

https://www.instagram.com/p/BkPxGK2A4LO

https://www.instagram.com/p/Blu7CDBA5kO

Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejuzllahu dhe bashkëshortja e tij Ariana ashtu siç rëndom bëjnë, edhe këtë vit zgjodhën Turqinë për pushime. Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, duket se çifti kanë kaluar disa ditë mira pushimi nën shoqërinë e tre fëmijëve të tyre.

https://www.instagram.com/p/BkQVjy5DAvI

Alketa Vejsiu

Këngëtarja Aljketa Vejsiu është një adhuruese e udhëtimeve, ndërsa për pushimet e saj këtë vit, ajo u kujdes që të zgjedh një destinacion të veçantë dhe luksoz. Këngëtarja vendosi që pushimet këtë vit t’i bëjë pushimet në Sardenjë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bl5hwJbA-b2

https://www.instagram.com/p/Bl03bwfArNz

Në trend Magazina

Më shumë
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre

Magazina
Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik

Angelina Jolie tërheq vëmendjen me elegancën e saj në New York, promovon filmin biografik "Maria"

Magazina
Kalo në kategori