LAJMI I FUNDIT:

Desku: Për shkelje në zgjedhje, partive u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 360 mijë eurove

Desku: Për shkelje në zgjedhje, partive u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 360 mijë eurove

Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku ka folur për procesin zgjedhor dhe ankesat e subjekteve që kanë dërguar në rinumërim të mbi 300 vendvotimeve.

Desku në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se subjektet kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin e rezultateve zgjedhore nëse ka pasur lëshime gjatë procesit të numërimit.

Ai ka thënë se gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore janë parashtruar mbi 100 ankesa të cilat janë marrë shqyrtuar duke u marrë më pas parasysh e që për pasojë kanë shqiptuar gjoba të majme, përcjell Telegrafi.


“PDK është dënuam me 100 mijë e 100 euro, koalicioni AAK-PSD është dënuar me 86 mijë e 900 euro, LDK me 74 mijë e 700 euro, koalicioni NISMA-AKR me 33 mijë e 900 euro dhe Lista Serbe me 36 mijë e 100 euro. Këto janë gjobat më të larta por totali është rreth 360 mijë euro dënime të shqiptuara”.

Desku thotë se dënimet janë dhënë kryesisht për vendosje të postërëve në vende publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, gjuha e urrejtjes etj.

Ai thotë se në ditën e zgjedhjeve shkeljet që janë paraqitur dhe dënuara kanë të bëjnë me fushatën në rrjetet sociale, thyerje të heshtjes zgjedhore, vendosja e posterëve në afërsi të vendvotimeve etj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori