Për të tretën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.
Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.
Pas dështimit të seancës, kryetari Hyseni mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit.
“Po vazhdojmë të rrezikojmë projektet dhe pagat e sektorit publik, por më e keqja është se nuk po ka reflektim. Sot patëm vetëm një asambleist nga opozita pasi përfundoi seanca,” tha Hyseni, duke potencuar se Komuna e Gjilanit vazhdon të jetë në një situatë urgjente për aprovim të buxhetit.
Ai shtoi se gjatë javës së ardhshme do të analizojnë situatën dhe se përpjekjet për të mbajtur seanca të tjera urgjente do të vazhdojnë.
Në këtë konferencë foli edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpend Nuhiu, i cili ngriti shqetësime mbi ndikimin e mosmiratimit të buxhetit.
“Mosmiratimi i buxhetit po krijon vështirësi të mëdha, sidomos në shpalljen e përfituesve të bursave për studentët. Gjithashtu, ka paqartësi tek mësimdhënësit për pagat në muajt e ardhshëm,” theksoi Nuhiu, duke shtuar se shumë qytetarë po kërkojnë sqarime mbi situatën.
Pozita u bëri thirrje asambleistëve opozitarë që të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë buxhetin për qytetarët e Gjilanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LDK në Gjilan për magjistralen Gjilan-Ferizaj: Miliona euro të shpenzuara për rrugë të shkatërruar

Dëmtimet e dukshme në rrugën Gjilan-Ferizaj – fillon riparimi nga Ministria e Infrastrukturës

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët“ – Policia në Gjilan brenda një jave shqipton mbi 1 mijë gjoba

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler