LAJMI I FUNDIT:

Dështon lansimi, sateliti spiun i Koresë së Veriut përfundon në det

Dështon lansimi, sateliti spiun i Koresë së Veriut përfundon në det

Koreja e Veriut ka thënë se një aksident ka ndodhur teksa planifikonte të dërgonte satelitin e saj të parë hapësinor, duke shkaktuar rrëzimin e tij në det.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pheniani njoftoi më herët se planifikonte të lëshonte një satelit deri më 11 qershor për të monitoruar aktivitetet ushtarake të SHBA.

Dhe tani thotë se do të tentojë një lëshim të dytë sa më shpejt të jetë e mundur.


Nisja shkaktoi një alarm të rremë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa në Japoni u dha një paralajmërim për banorët e Okinawas, në jug.

Siç thuhet më tej, kishte kaos dhe konfuzion në Seul pasi njerëzit u zgjuan nga zhurma e një sirene të sulmit ajror dhe një mesazh urgjence që u thoshte të përgatiteshin për një evakuim – vetëm 20 minuta më vonë u tha se ishte dërguar gabimisht.

Rreziku është i lartë në Gadishullin Korean, ku tensionet kanë ekzistuar midis dy vendeve për 70 vjet dhe ky alarm i rremë mund të dëmtojë seriozisht besimin e njerëzve në sistemin e alarmit.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Seulit, Oh Se-hoon pranoi se teksti i urgjencës “mund të ketë qenë një reagim i tepruar”, por tha se “nuk mund të ketë kompromis për sigurinë”.

Ai tha se qyteti do të përmirësojë sistemin e tij të paralajmërimit për të shmangur konfuzionin, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ndërkohë kryeministri japonez Fumio Kishida tha se Koreja e Veriut dukej se kishte lëshuar një raketë balistike dhe se qeveria po analizonte detajet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori