LAJMI I FUNDIT:

Dështon gjykimi ndaj ish-ministrit të MAPL-së për deklaratat e tij fyese ndaj masakrës së Reçakut

Dështon gjykimi ndaj ish-ministrit të MAPL-së për deklaratat e tij fyese ndaj masakrës së Reçakut

a dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, i cili akuzohet për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Todosijeviq akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) lidhur me deklaratat fyese për masakrën e Reçakut, raporton “Betimi për Drejtësi”.Shkak i dështimit ishte kërkesa që kishte bërë mbrojtja e të akuzuarit, përkatësisht Nebojsha Vlajiq. Ai këtë kërkesë e kishte bërë pasi sipas tij, ftesën nuk e kanë pranuar, ashtu siç parashihet 8 ditë para mbajtjes së seancës, por gjashtë ditë më parë.


Vlajiq ka thënë se i mbrojturi i tij, nuk e kishte pranuar ftesën dhe ka obligim që lidhet me fëmijët e tij, njëkohësisht, ai ka bërë të ditur se edhe ai vet është i angazhuar në këtë datë.Ndryshe, prezent nuk ishte as gjykatësi i rastit Musa Konxheli, në vend të tij është paraqitur gjykatësja Valbona Musliu – Selimaj, e cila ka thënë se gjykatësi Konxheli ka rast vdekje.

E njëjta tha se është paraqitur për të informuar palët për kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit dhe për faktin se gjykatësi ka rast vdekje.Në sallë prezent ishte prokurori special, Atdhe Dema.Seanca e ardhshme pritet të mbahet me 2 dhjetor, me fillim nga ora 9:30.Ndryshe, Ivan Teodosijeviq, ishte ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila është në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në prill të këtij viti, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, i pandehuri në cilësinë e Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxituar dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarja dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikës e Kosovës.Sipas akuzës, me datë 24 mars 2019, në rrugën “Kralj Milutin” në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi.

Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda në Republikën e Kosovës. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori