LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i diplomacisë kosovare, veç dy njohje në vitin 2017

Dështimi i diplomacisë kosovare, veç dy njohje në vitin 2017

Kosova gjatë vitit që shkoi është njohur vetëm nga dy shtete, e kjo po konsiderohet si një dështim i diplomacisë kosovare.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kosova u njoh nga Bangladeshi, që përkon me kohën kur me Qeverinë e Kosovës udhëhiqte Isa Mustafa, ndërsa njohja e dytë erdhi në 100 ditshin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ku në nëntor, Kosova u njoh nga Madagaskari.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore-INDEP, thotë se për një shtet të ri siç është Kosova është e rëndësishme që të ketë një diplomaci të zhvilluar, të organizuar mirë, që ka një koncept dhe një program afatgjatë dhe një konsensus të brendshëm të dakorduar.


Sipas tij, këto i kanë munguar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme në 100 ditët e para. Ai tha se ka pasur pak diplomaci megjithëse ka pasur disa takime dhe vizita që janë zhvilluar edhe nga ana e kryeministrit, por edhe nga ana e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Po ka pasur një pushim të njohjeve fatkeqësisht, njohja nga Madagaskari e ka thyer këtë heshtjen në kuptimin e njohjeve, por gjithsesi ato nuk janë numri të cilin e kemi pritur dhe e kemi dëshiruar që të kemi. Mendoj që vlerësimi se a mund të themi se kemi një dështim të Qeverisë në kuptim të njohjeve mendoj se qëndron”, tha ai.

Ndërsa, politologu Gurakuq Kuqi, ka thënë se nuk është që ka pak njohje shteti i Kosovës, por që diplomacia kosovare duhet të përqendrohet të merr njohje kualitative.

“Sikur vërtet t’i kishim të gjitha këto njohje kualitative ne sot do të ishim në OKB. Ndërsa, çështja që tani ne kemi parë që përderisa u konsolidua një pjesë e njohjeve nga shtetet mike që arritën synimin e vet, jo që u konsolidua Kosova, atëherë kjo pjesa diplomatike që iu la në dorë Kosovës nuk arriti të bëjë asgjë dhe as nuk mund ta bëjë në të ardhmen sepse kemi një diplomaci që nuk funksionon, është një diplomaci e vdekur thjesht të them”, theksoi ai.

Përveç kësaj, Kuqi thotë se Kosova duhet të dijë t’i mbajë marrëdhëniet me ato shtete që e kanë njohur.

“Ne sot kemi vetëm disa ambasada dhe konsullata nëpër vende të ndryshme dhe në shumicën prej shteteve as nuk mbajmë marrëdhënie, edhe nëse kemi të hapura nuk mbajmë marrëdhënie me ato shtete, atëherë si mund ta kemi një njohje kualitative me atë shtet kur ne nuk kemi siguruar marrëdhënie të vazhdueshme diplomatike. Duke lënë në heshtje këto njohje, duke mos i funksionalizuar këto njohje që të kemi ne diçka konkrete me atë shtet që na lidh me të, madje qoftë edhe binjakëzim të komunave atëherë ne si mund t’i sigurojmë votat e tyre në çështje të ndryshme ndërkombëtare. Përveç tjerash, ne nuk kemi ditur të gjendemi se kur të marrim njohje të reja të sigurohemi që ato njohje të mos bien pre e diplomacisë serbe ose ruse, sepse ato çdo herë do të tentojnë që këto njohje t’i zmbrapsin”, ka thënë ai.

KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me atë se çka do të ndërmarrin për të lobuar për njohje të Kosovës edhe nga shtete të tjera, por që nuk ka marrë përgjigje.

Që nga pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008, shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 115 shtete, ndërsa Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori