LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitë kundër Komunës së Prizrenit para se të ndodhte vdekja tragjike e trevjeçares (Dokumente)

Dëshmitë kundër Komunës së Prizrenit para se të ndodhte vdekja tragjike e trevjeçares (Dokumente)

Komuna e Prizrenit ka pranuar disa herë gjatë këtij viti – dhe gjatë vitit të kaluar – shkresa për të intervenuar tek shtëpitë ku të hënën e humbi jetën vajza trevjeçare.

Por, ajo kishte refuzuar të ndërhynte për ta siguruar zonën.


Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, i ka dërguar KlanKosova.tv dokumentet që dëshmojnë thirrjet e tyre dhe kërkesat zyrtare për komunën që të intervenojë në rrugën “Marin Barleti”, aty ku trevjeçarja Xheneta Gashi u zu nga muri i një shtëpie dhe gjeti vdekjen.

Madje, kërkesa më e hershme për ndërhyrje ishte qysh më 27 shkurt 2015.

“QRTK kërkon nga Drejtoria për emergjencë dhe siguri dhe nga Drejtoria e inspektorateve që të ndërmarrin masa emergjente në ndërtesën e cila gjendet në rrugën ‘Marin Barleti’ në ngastrën kadastrale nr, 3603. Lokacioni gjendet në Qendren Historike të Prizrenit”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Samir Hoxha në drejtim të Komunës.

Në këtë letër, por edhe në të gjitha vërejtjet tjera, theksohet rreziku i lartë që ekziston për banorët e lagjes dhe për kalimtarët e rastit.

Kërkesat nga QRTK gjithmonë ishin cilësuar “me prioritet”, ndërsa e fundit ishte dërguar në janar të vitit 2016.

Komuna e Prizrenit – por as ndonjë drejtori e veçantë brenda saj – nuk është përgjigjur në asnjë nga këto letra dhe kërkesa, ka thënë për KlanKosova.tv, Samir Hoxha.

Të gjitha dokumentet dërguar Komunës Hoxha ka vendosur t’i bëjë publike pasi që në studion e Info Magazinës në Klan Kosova, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, sot e ka thënë pikërisht të kundërtën  (Emisionin e plotë mund ta shikoni KETU).

Sipas Berishës, është Komuna e Prizrenit ajo që i ka dërguar shkresa Ministrisë për ta sensibilizuar gjendjen për këto shtëpi pranë rrënimit, por nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, Hoxha e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

Ai ka deklaruar për KlanKosova se nëse Komuna ia del ta vërtetojë se shkresat janë dërguar në adresë të institucionit që drejton, atëherë është i gatshëm të japë përgjegjësi penale.

Qysh nga dje, kur ka ndodhur rasti tragjik, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit vazhdimisht e kanë bërë me faj njëra tjetrën, derisa vendi ku ndodhi rasti vazhdon të mbetet në gjendjen e njëjtë.

Shkresat e dërguara nga Samir Hoxha në drejtim të organeve të komunës së Prizrenit:

shkr11

shkr22

shkr33

shkr44

shkr55

shkr77

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori