LAJMI I FUNDIT:

“Dëshmitari i fundit” tregon momentet e fundit të jetës së Hitlerit (Foto/Video)

“Dëshmitari i fundit” tregon momentet e fundit të jetës së Hitlerit (Foto/Video)

Rochus Misch mund të konsiderohet pa frikë si dëshmitari i fundit i momenteve të fundit të jetës së një diktatori, si Adolf Hitler.

Ai ishte bodyguard-i personal i Fuhrer-it, si dhe njeriu më besnik i tij i cili i njihte të gjitha detajet më intime njeriut më të fuqishëm të botës në ato vite.


Ai ka dhënë për mediat e huaja edhe dëshminë e tij të fundit për momentet më delikate të jetës së Hitlerit, si dhe ka treguar se si ai ka qenë njeriu që ka parë i pari por edhe i fundit trupat e vdekur.

Sipas tij, përcjell mapo.al, bëhet fjalë për trupat e Adolf Hitlerit dhe bashkëshortes së tij Eva Braun, të cilët gjatë momenteve kur Berlini po binte në duart e rusëve kryen vetëvrasje në bunkerin ku rrinin të izoluar.

Duke qenë një ‘nxënës’ korrekt i mësimeve të Führer-it të tij, si dhe njeriu që pa ngritjen dhe rënien e njeriut më të jashtëzakonshëm të Gjermanisë Naziste, Rochus Misch, ka zbuluar disa nga detajet intime dhe tepër private të jetës së çiftit Hitler-Braun, shoqëruar kjo edhe me foto.

Truproja personale e Adolf Hitlerit, Rochus Misch, ofron një vështrim intim në jetën e diktatorit nazist.

Nëpërmjet fotove origjinale ai tregon detaje nga jeta e Hitlerit dhe Eva Braun, ku ndër të tjera ata shihen tek rrinë në tarracën e rezidencës në Berghof, Bavari.

Në grupin e fotografive të pabesueshme është dhe takimi i fundit midis Fyhrerit dhe trupave të tij naziste që po luftonin për mbajtjen e Berlinit.

Misch ka qenë njeriu i fundit që e pa Hitlerin të vdekur kur trupi i tij ishte ende i ngrohtë dhe siç ka thënë dhe ai vetë: “Sytë e tij ishin ende të hapura dhe koka e tij kishte rënë përpara”.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori