LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha: Fatmiri qëlloi Hakiun

Dëshmia e Zylfie Haklajt për konfliktin me familjen Hoxha: Fatmiri qëlloi Hakiun

Në Euronews Albania është publikuar dëshmia e Zylfie Haklajt, e motra e vëllezërve Haklaj.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ka familja e saj me familjen Hoxha, ku shkak si pas saj ka qenë protesta që u organizua në Tropojë në vitin 1998, vit kur u vra dhe Azem Hajdari.


Në dëshminë e saj ajo thekson se vëllai i saj Fatmiri, qëlloi me armë Haki Hoxhën pasi ky i fundit nuk pranonte që të hiqte dorë nga protesta.

“Në shtator të vitit 1998 plagoset Azem Hajdari në Parlament. Saliu organizon protesta në Tropojë dhe pastaj ato do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë, ku qëllimi i tij, ishte të shfrytëzonte  situatën për marrjen e pushtetit”.

Avokati: Dëshmia e Aishe Haklajt më e plota për vrasjen e katër vëllezërve dhe 200 të tjerëve në Tropojë
Lexo po ashtu Avokati: Dëshmia e Aishe Haklajt më e plota për vrasjen e katër vëllezërve dhe 200 të tjerëve në Tropojë

“Fatmir Haklaj nuk lejon që protestuesit të thyejnë dhe shkatërrojnë në qytet, ju kërkon caktimin e një sheshi për organizimin e protestës  në mbështetje të Azem Hajdarit. Drejtuesit e protestuesve nuk i binden kërkesës së Fatmir Haklajt, por Fatmiri në këtë moment ju premton që do të lidhej me Ministrinë e Brendshme dhe do ju kthente përgjigj”.

“Drejtuesit e mitingut kur ndër ta ishte dhe Haki Hoxha nuk presin përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, por vazhdojnë protestën. Fat miri ju kërkon dhe njëherë në mënyrë paqësore që të ndalnin protestën që po zhvillohej në mes të qytetit të Tropojës dhe në kundërshtim me ligjin ku po prishej qetësia publike. Fatmiri i del turmës para dhe ju kërkon zbatimin e ligjit por ata përsëri refuzojnë”.

“Kështu Fatmiri e humbet kontrollin dhe qëllon drejt njërit nga drejtuesit e mitingut që quhej Haki Hoxha. Kështu shpërndahet protesta dhe hakmarrje do të vazhdonte mes nesh pavarësisht  se ‘fruta’ do të haheshin nga Sali Berisha. Saliu duke u bindur që Tropoja po dilte jashtë komandës së tij dhe pengesa kryesore ishin Haklajt ai nuk humbet kohë dhe planifikon vrasjen e Shkëlqimit për të goditur dhe Fatmirin”, thuhet në dëshminë e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori