LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të skaliteni në 2018-ën? Atëherë hiqni dorë nga këto arsyetime

Dëshironi të skaliteni në 2018-ën? Atëherë hiqni dorë nga këto arsyetime

Kjo mund të jetë koha më e mirë e vitit për të filluar (ose për të rifilluar, ose për të ri-rifilluar) regjimin e ushtrimeve fizike. Vit i ri, person i ri!

Por, problemi gjithmonë qëndron te motivi dhe te arsyetimet e tjera të zakonshme të cilat ju ndalojnë të shkoni në palestër, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë treguar se cilat janë arsyetimet më të shpeshta që njerëzit nuk bëjnë ushtrime fizike, dhe tregojnë se përse duhet të hiqni dorë nga to.

“A e dini çfarë dite të ngarkuar kam pasur sot? Nuk kam kohë as të marr frymë!”

Nëse keni një dysheme dhe 10 minuta kohë të lirë – të gjithë e dimë se keni të paktën aq kohë të lirë – atëherë ju keni çdo gjë që ju nevojitet për të kryer një rutinë stërvitore. Hulumtimet tregojnë se ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë, sikur ato që marrin kohë 10 minuta, sjellin mjaft përfitime shëndetësore – dhe njerëzit i shijojnë ato po aq shumë sa ushtrimet normale fizike.

“Nuk kam para për t’u regjistruar në palestër”

Në një shoqëri ku shumica kemi obligime familjare, studentore, etj., vërtetë se është vështirë të gjinden para edhe për t’u regjistruar në palestër. Por, siç na ka treguar edhe grupi ‘Beatles’, gjërat më të mira në jetë janë falas – njësoj sikur pompat, ngritjet në hekur, ushtrimet ‘squat’ dhe ushtrimet ‘plank’.

“Jam i shëndetshëm dhe dukem mjaft mirë. Lirisht mund të mos ushtroj një apo dy ditë”

Çdo njeri mund ta kalojë një ditë pa kryer ushtrime fizike, por nuk duhet që pamja juaj e mirë të jetë arsyeja se përse jeni duke i shmangur ushtrimet fizike. Hulumtuesit thonë se personat e tillë janë më të rrezikuar nga pesha sepse kanë tendenca t’i marrin me më pak seriozitet zgjedhjet e shëndetshme.

“30 minuta më shumë gjumë janë më të vlefshme për mua sesa ushtrimet fizike”

Kjo varet. A jeni duke qëndruar në shtrat sepse keni fjetur vetëm tri orë gjatë dy javëve të fundit dhe vërtetë keni nevojë për gjumë? Apo për shkak se është e shtune dhe thjesht përtoni të zgjoheni nga gjumi? Nëse arsyeja është kjo e dyta, atëherë ushtrimet fizike janë shumë më të rëndësishme dhe më të shëndetshme sesa 30 minuta më shumë gjumë.

“Ajo dëshiron të takohemi dhe më thotë që nuk jam duke i kushtuar vëmendje mjaftueshëm lidhjes sonë”

Hmmm, kjo është shumë e thjeshtë: kërkoni asaj të ushtrojë me ju?!  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori