LAJMI I FUNDIT:

“Deshifrohen” propozimet e Kurtit pas takimit me Vuçiqin në Bruksel

“Deshifrohen” propozimet e Kurtit pas takimit me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve por pa ndonjë rezultat konkret.

Në “Debat Plus” panelistët kanë deshifruar pikat që ka propozuar kryeministri Albin Kurti pas këtij takimi.


Njohësja e integrimeve evropiane, Donika Emini duke komentuar pikën e parë, ka thënë se ideja e Kurtit është e gabuar.

Emini thotë se ideja e Kurtit është e dëmshme për Kosovën dhe tërë Ballkanin.

“Ne nuk kemi nevojë për një Evropë 27+6 [6 vendet e Ballkanit perëndimor] siç e ka propozuar Kurti në pikën e parë. Ne kemi nevojë për një integrim të plotë politikë në BE”, ka deklaruar Emini, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi nga ana tjetër tha se nuk ka asgjë të keqe që Kosova është vend i vogël e Kurti të hedhë ide të mëdha për Ballkanin Perëndimor në përgjegjësi.

Gashi thotë se opozita ka ngritur pritje të mëdha nga ky takim me arsyetimin se Kurti do të nënshtrohet në Bruksel.

“Kurti jo vetëm që nuk u nënshtrua por madje edhe bëri disa propozime”, deklaroi Gashi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se disa nga pikat e propozuara nga Kurti paraqesin problem.

Sipas tij me pikën e tretë ku Kurti parashikon që “serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”, preket pakoja e Ahtisaarit.

“Në pakon e Ahtisaarit parashihen të drejta tjera për komunitetet”, tha Ymeri.

Gazmir Raci, këshilltar i ish-kryenegociatores së Kosovës Edita Tahiri, ka thënë se është dukuri pozitive që dialogu u rikthye në tavolinë.

Ai thotë se është me rëndësi që edhe SHBA është e përfshirë në tavolinë.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bashkimi Evropian e ka të qartë se asnjëra palë nuk është e interesuar për dialog në këtë moment.

“Disa prej kërkesave të Kurtit nuk u dukën të palogjikshme. Kurti u takua me Vuçiqin që ishte ministër i Millosheviqit, ndërsa kërkon largimin e Veljko Odaloviqit nga delegacioni serb, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës””, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori