LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta provonte nëse është origjinale, të riut i shpërthen bateria e celularit në gojë (Video)

Deshi ta provonte nëse është origjinale, të riut i shpërthen bateria e celularit në gojë (Video)

Një i ri – dhe jo vetëm ai – ka përjetuar një moment të frikshëm derisa gjendej në një dyqan të pajisjeve elektronike, që thuhet të jetë në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet i riu derisa tentonte të provonte një bateri telefoni, nëse është origjinale ose jo.

Dhe siç edhe mund të shihet, ai këtë gjë deshi ta provonte, duke e futur baterinë në gojë.


Por, derisa e futi në gojë, ajo i shpërtheu.

Për fat të mirë, siç thuhet më tej, ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/