LAJMI I FUNDIT:

Deshën t’i plaçkitin vëllezërit amerikanë në një pompë të derivateve, hajnat e armatosur pendohen keq (Video, +16)

Deshën t’i plaçkitin vëllezërit amerikanë në një pompë të derivateve, hajnat e armatosur pendohen keq (Video, +16)

Katër studentë amerikanë kanë arritur të mbrohen nga plaçkitësit e armatosur në një pompë të derivateve në Florida.

Në fakt dy vëllezër e dy të afërm të tyre po shijonin pushimet në Miami, dhe pas një ahengu në orët e para të mëngjesit ishin ndalur në një pompë të derivateve për ta mbushur veturën, transmeton Telegrafi.

E derisa po qëndronin pranë veturës dhe po bisedonin, nga një veturë tjetër del një burrë i armatosur me fytyrë të mbuluar. Me të parë burrin ata mbetën të habitur. Megjithatë kur tentoi t’i sulmojë, njëri prej tyre nuk hezitoi t’i kërcej mbi kokë dhe t’ia merr revolen.


Kur gjithçka dukej se po merrte fund, plaçkitësit të armatosur i doli në ndihmë miku që gjithashtu doli nga vetura dhe iu afrua studentëve duke ua drejtuar revolen. Por, edhe ai e pësoi keq dhe kështu për disa momente u orvatën derisa arritën që të dy t’i çarmatosin dhe t’i detyrojnë të largohen duarthatë.

E pasi që në vendin e ngjarjes u shfaqën policët, vëllezërit amerikanë ua shpjeguan gjithë ngjarjen. Mediat amerikane raportojnë se njëri nga plaçkitësit e armatosur është arrestuar disa orë më vonë, kurse tjetri është ende në arrati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori